Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

Arti dhe Kultura

Banka Amerikane e Investimeve beson në vlerat e krijuara nga arti dhe kultura; ato ndihmojnë në lulëzimin e ekonomisë, ndihmojnë në lidhjet midis individëve dhe midis kulturave të ndryshme, edukon dhe pasuron shoqëritë. Ne mbështesim teatrot lokale, galeritë dhe organizatat që sigurojnë promovim të edukimit, frymëzojnë shoqëritë, krijojnë punësim, plotësojnë kurikulat e shkollave dhe gjenerojnë të ardhura për komunitetin.

Ne besojmë që këndi i lojrave në një lagje mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe një muzeum apo orkestër ndërkombëtare në vlerën që ai ka për komunitetin, në cilësinë e jetës së banorëve dhe edukimin e brezit të ri. Në një sens më global, arti na flet në një gjuhë universale që shtron rrugën drejt një mirëkuptimi më të gjerë kulturor.

X