Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank mbështet "Gjyshet Milionere" në RTSH

Për dhjetë javë me rradhë, në ekranin e RTSH1 transmetohet spektakli më i ri i kulinarisë dhe humorit. Një format krejtësisht origjinal, i panjohur më parë për ekranet shqiptare mbërthen para ekranit të mëdhenj e të vegjël, por sidomos amvisat shqiptare që janë të apasionuara pas kuzhinës.

9 gjyshe, 9 amvisa nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, do të bëhen bashkë, për të treguar më të mirën e tyre javë pas jave në aftësitë e tyre në gatim. Ato nuk janë profesioniste, por mjafton të jenë gjyshe, mjafton të dinë të gatuajnë mirë dhe mjafton të duan të bëhen të pasura. Tri gjyshet që kanë fituar më shumë para gjatë javëve do të kalojnë në fazën finale, në episodin e fundit, ku do të shpallet dhe gjyshja milionere, fituesja e këtij edicioni. Për të gjykuar, provuar dhe bërë vlerësimin final të gatimeve tradicionale që gjyshet do sjellin javë pas javë në show, është një panel i veçantë profesionistësh e vipash të dhënë pas kuzhinës. Ata japin mendimin e tyre, duke e bërë publikun të kuptojë nga ekrani impaktin e pjatave të gjysheve kuzhiniere.

Qëllimi i këtij spektakli gatimi nuk është vetëm argëtimi, por dhe evidentimi i vlerave të kuzhinës shqiptare, pasi çdo javë gjyshet sjellin eksperienca nga më të mrekullueshmet të kuzhinës shqiptare, traditës së zonës që ato përfaqësojnë dhe mbi të gjitha pasurisë së jashtëzakonshme të produkteve tona.

ABI Bank ofroi gjithashtu edhe cmimet për gjyshet fituese.

Ky program mbëshetet nga ABI Bank, gjithmonë prezent në programe që transmetojnë optimizëm dhe frymën e garës.

Cdo të Mërkurë, në RTSH, ora 20:35 "Gjyshet Milionere". 

X