Rreth Nesh
Home > Rreth nesh > Rreth bankës
Rreth Nesh
Banka Amerikane e Investimeve SH.A. (“ABI”, “Banka”) është një shoqëri aksionere e rregulluar, e licensuar dhe e mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë sipas licensës nr. 14, datë 28.10.1999.
Banka është një nga institucionet e para të themeluara në sektorin bankar vendas që ofron shërbime bankare universale si për klientët korporatë ashtu edhe për klientët retail.
Emrin e sotëm e mban pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Financë, shoqëri e zotëruar nga Moscopole INC dhe dy fonde investimi të administruara nga NCH Capital, të cilët janë investitorë të mirënjohur amerikanë në rajon dhe më gjerë. (www.nchcapital.com).
Kjo blerje e cila u finalizua në tremujorin e fundit të vitit 2015 është një histori suksesi në tregun bankar në Shqipëri, i cili historikisht ka patur eksperienca sporadike të aktivitetit Blerje dhe Përthithje. Kjo shënoi herën e parë kur një bankë në krizë u ble dhe ndryshoi krejtësisht, ashtu sikurse ishte hera e parë kur një kompani me kapital privat amerikan u përfshi në sektorin bankar.
Brenda një periudhe të shkurtër banka, sot e njohur nga të gjithë me emrin ABI Bank, ktheu humbjet e thella historike në përfitueshmëri, me një bilanc të pastër, mjaftueshmëri të fortë të kapitalit dhe rritje. Ndryshimi i kulturës dhe qëndrimi me fokus klientin përforcuan rezultatet pozitive të bankës.
Gjatë vitit 2017, u krijua mundësia për të blerë një tjetër bankë në tregun bankar në Shqipëri dhe ABI Bank, mbështetur plotësisht nga aksionerët, duke patur eksperiencën e një rritjeje domethënëse në madhësi dhe përmirësime të dukshme në të gjitha raportet operacionale, iu bashkua procesit të tenderimit.
Shitësi, Banka Kombëtare e Greqisë SA, në linjë me planet e saj të ristrukurimit kishte vendosur të tërhiqej nga disa tregje jo-thelbësore duke përfshirë Shqipërinë. Filiali në Shqipëri, renditej i teti në treg me 300 mio EUR total asete, afërsisht në të njëjtën madhësi sa ABI Bank. ABI Bank u përzgjodh si Blerës pasi mori të gjitha aprovimet e nevojshme nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Banka e Shqipërisë duke u bërë banka e gjashtë më e madhe në sistemin bankar në Shqipëri.
Aktualisht, ABI Bank ka nje prezencë degësh në qytetet më të mëdha në të gjithë vendin dhe me një staf të bashkuar, të cilët sjellin eksperiencën dhe kulturën e të dyja bankave duke i shtuar Bankës një faktor tjetër pozitiv dhe konkurrues në treg.