Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank mbështet sërish "Tinguj Kinemaje"

Ka nisur në dt. 14 qershor në qytetin e Shkodrës, turi i dytë i koncerteve “Tinguj Kinemaje”, i Orkestrës Simfonike të RTSH-së.

Koncertet të cilat shëtisin në zona monumentale dhe turistike në disa qytete të Shqipërisë, kanë në repertorin e tyre muzikë nga filma të huaj dhe shqiptarë, performuar nga instrumentistët e talentuar të orkestrës Simfonike të RTSH-së. Muzika e filmave shoqërohet me shfaqjen e fragmenteve të tyre në videoprojektor.

Banka Amerikane e Investimeve mbështet për të dytin vit radhazi turin e koncerteve “Tinguj Kinemaje”, i cili vazhdon gjatë verë me koncerte në Tiranë, Korcë etj.

 

X