Kushtet e përdorimit

Home > Kushtet e përdorimit > Këshillat e sigurisë

Këshillat e Sigurisë

Për Sigurinë Tuaj,

Mos ndani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin – PIN-in tuaj me dikë tjetër!

Ndryshoni fjalëkalimin – PIN-in rregullisht!

Krijoni dhe përdorni fjalëkalime që janë unike, dhe që nuk merren me mend lehtësisht nga dikush tjetër.

Fjalëkalimet që përmbajnë gërma, numra dhe simbole janë më të vështirë për t’u gjetur nga dikush tjetër.

Fjalëkalimi juaj duhet të përmbajë të paktën 8 karaktere. Evitoni përdorimin e fjalëkalimit të Internet Banking për shërbime të tjera (p.sh. Hotmail, Yahoo, Facebook etj.) Mos shkruani asnjëherë Fjalëkalimet / PIN-et.

Sigurohuni që askush nuk mund t’ju shoh kur ju shkruani fjalëkalimet apo PIN-et tuaja.

Banka Amerikane e Investimeve nuk do t’ju kërkojë ndonjëherë fjalëkalimin e llogarisë suaj Internet Banking apo PIN-in e llogarisë tuaj Mobile Banking. Nëse dikush e bën këtë atëherë ai/ajo nuk përfaqëson Bankën Amerikane të Investimeve.

Pas një numri tentativash të dështuara për të hyrë në llogarinë online, llogaria bëhet jo aktive.

Për të riaktivizuar llogarinë, kontaktoni shërbimin Help Desk të Bankës Amerikane të Investimeve.

Përdorni programe Antivirus dhe rifreskojini ato në mënyrë periodike. Nqs nuk bëhet rifreskimi i këtyre programeve ato nuk janë efektive.

Përdorni programe Firewall për të filtruar trafikun që hyn dhe del nga kompjuteri juaj.

Bëni përditësimet e sigurisë për programet e kompjuterit tuaj në bazë të instruksioneve të dhëna nga zhvilluesit e ligjshëm të këtyre programeve.

Mos aksesoni nëpërmjet Link-eve asnjë faqe që ju kërkon të jepni të dhëna personale, konfidenciale/sensitive apo faqe që ju kërkojnë të kryeni transaksione bankare.

Kontrolloni që adresa web e Internet Banking të jetë e saktë.

Shmangni përdorimin e rrjeteve publike ose kompjuterave të palëve të treta (psh kompjutera nëpër hotele, kompjuterat e miqëve tuaj).

Mos lejoni asnjë person tjetër të përdori pajisjen tuaj ndërkohë që ju jeni të regjistruar në Internet/ Mobile Banking

Mos përdorni asnjëherë programe për shkarkim të programeve ose file-ve “File Sharing” ose “Peer to Peer”. Shpeshherë ato përdoren për të hapur kanale komunikimi të fshehta piraterike nga dhe drejt kompjuterit tuaj të maskuar si programe për “file sharing” të padëmshme.

Asnjëherë mos dërgoni të dhëna konfidenciale nëpërmjet email-it, pavarësisht se kërkesa duket sikur ka ardhur nga një burim legjitim.

Kur ju hyni në llogarinë tuaj të Internet Banking juve ju thuhet se jeni duke përdorur një sesion të sigurt. Ju mund të siguroheni se jeni duke komunikuar duke përdorur një sesion të sigurt nëse adresa URL e Internet Banking fillon me https:// dhe më pas emri i saktë i faqes së Internet Banking.

Në rast se ju përdorni Aplikacionin Mobile Banking:

Aktivizoni kodin e bllokimit të pajisjes tuaj.
Mos i ruani të dhënat tuaja të tilla si fjalëkalim, PIN, emër përdoruesi, etj në pajisjen tuaj celulare dhe gjithmonë mbulojeni pajisjen në mënyrë që askush mos t’i shohë ato kur ju hyni në aplikacion.
Përdorni vetëm versionin e përditësuar të sistemit të pajisjes tuaj.
Shkarkoni aplikacionin e Mobile Banking vetëm nga PlayStore apo Apple Store.

Sa herë mbaroni punën me Internet Banking / Mobile Banking, ju lutemi të shtypni butonin “DIL” dhe të mbyllni browser-in (programin) e internetit kur përdorni Internet Banking.

Në rast aktiviteti të dyshimtë ose të pa autorizuar në llogarinë tuaj atëherë kontaktoni menjëherë shërbimin Help Desk.

Scams, fishing 

Scams dhe fishing janë mënyrat më të shpeshta që përdorin keqbërësit për të vjedhur informacione sensitive (numrat e kartës suaj, fjalëkalimin e e-banking, PIN, etj.). Këta keqbërës ju kontaktojnë nëpërmjet një e-mail ose me SMS në të cilin kanë vendosur një ose disa Link.

Duke klikuar Link-un e dhënë, ju drejtoheni në një website në të cilin ju kërkohet të vendosni të dhënat tuaja (fjalëkalim) apo informacione konfindenciale sikur këto të dhëna kërkohen nga ana e Bankës. Këto faqe mund të duken në pamje të parë si faqja zyrtare e Bankës Amerikane të Investimeve.

Për të ruajtur sigurinë tuaj, jeni të lutur të ndiqni këshillat si më poshtë:

  • Mos hapni ose ktheni përgjigje (reply) këtyre e-mail ose SMS. Banka Amerikane e Investimeve nuk do t’ju kërkojë asnjëherë informacion konfidencial me e-mail ose SMS.  Punonjësit e ABI Bank nuk do ju kërkojnë asnjëherë të dhëna personale/konfidenciale/sensitive nëpërmjet e-mail ose SMS .
  • Tregoni kujdes nga telefonatat, SMS, e-mail të cilat ju informojnë me të dhëna lidhur me shërbimin e e-banking, dhe ju kërkojnë të kontaktoni shërbimin e klientit në një numër të caktuar. Nëse dyshoni mbi email ose SMS e marrë, tregoni kujdes dhe kontaktoni me [email protected]  ose +355 42 258 755 për të marrë informacion.
  • Gjatë përdorimit të e-banking, përpara se të hyni në llogarinë tuaj online – ju duhet të siguroheni që kompjuteri juaj po komunikon me serverin e Bankës Amerikane të Investimve. Për tu siguruar kontrolloni si më poshtë:

          1.   Adresa e Abi Bank E-Banking është: https://www.ebanking.abi.al

          2.  Duke klikuar ikonën e çelësit do të shfaqet certifikata digjitale e Thawte (si më poshtë), e cila vërteton autenticitetin e faqes së Bankës Amerikane të Investimeve.                            

              

  •  Komunikimi nëpërmjet SMS

Banka Amerikane e Investimeve e përdor këtë mënyrë komunikimi vetëm për shërbimet që klientët kanë dhënë aprovimin e tyre për të marrë informacion nga Banka (informim, marketing, për shërbime të ndryshme apo “one time codes”), dhe jo për të përfituar informacion nga klientët e saj.

X