Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Të jesh pjesë e abi-t

Të jesh pjesë e ABI-t

Të jesh Pjesë e ABI-t

Në punën tonë të përditshme ne udhëhiqemi nga vlerat tona të panegociueshme: Integriteti, Pozitiviteti, Profesionalizmi, Përkushtimi, Sofistikimi.

Këto vlera i kërkojmë tek kolegët e bashkëpunëtorët dhe i ndajmë edhe me klientët tanë.

Nëse e gjeni veten në këtë mendësi pune edhe përfaqësoheni nga këto vlera, ju ftojmë të bëheni pjesë e jona.

Përdorni talentin tuaj

Ne inkurajojmë mendimin ndryshe dhe përkrahim diversitetin. Dinamika e ndryshimit dhe ritmi i lartë, krijojnë një ambient sfidues për talentin tuaj.

Përdoreni atë për të bërë dallimin.

Ne kujdesemi

Individi është një element thelbësor në ABI. Ne kujdesemi për krijimin e kushteve optimale të punës, vlerësojmë dhe inkurajojmë çdo përpjekje të kolegëve drejt arritjeve personale e institucionale.

Kjo sepse, duam të kemi një familje ABI të fortë e të shëndetshme.

Nëse mendon se ke kualifikimet e duhura dhe dëshiron ti bashkohesh Bankës sonë, dërgo në cdo moment CV dhe letrën e interesit pranë Divizionit të Burimeve Njerëzore në adresën: [email protected].

X