Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Kodi i etikës

Kodi i Etikës

Ky Kod është një udhëzues për sjelljen etike që kërkohet për punonjësit e Bankës. Kodi synon gjithashtu të informojë publikun për parimet profesionale në të cilat mbështeten punonjësit e Bankës. Kodi përcakton standarde të cilat kërkojnë përpjekje për t’u arritur.

Parimet e Kodit burojnë nga vlerat e përgjithshme të shoqërisë dhe nga përgjegjësitë e veçanta profesionale që duhen për t’i shërbyer interesit publik.

Përgjegjësitë e Punonjësit të Bankës ndaj Publikut

  • Detyra kryesore e punonjësit të Bankës është ti shërbejë interesit publik.
  • Punonjësi i Bankës duhet të përpiqet të ofrojë informacion të plotë, të qartë dhe të saktë për të gjitha shërbimet që ofron Banka Amerikane e Investimeve për qytetarët.  
  • Punonjësi i Bankës duhet të përpiqet të zgjerojë zgjedhjet dhe mundësitë për të gjithë personat, duke njohur një përgjegjësi tjetër të veçantë, atë të shërbimit të nevojave të personave dhe grupeve të disavantazhuara.
  • Punonjësi i Bankës duhet të përpiqet për perfeksionimin e projektimit mjedisor kur është e mundur, si dhe përpjekje për të ruajtur trashëgiminë mjedisore.

Përgjegjësitë e Punonjësit të Bankës ndaj Klientëve dhe Punëdhënësit

  • Punonjësi i Bankës ka detyrimin të kryejë një performancë të kujdesshme, krijuese, të pavarur dhe kompetente të punës në përputhje me interesin e punëdhënësit.
  • Punonjësi i Bankës duhet të pranojë vendimet e mbikëqyrësit / punëdhënësit të tij lidhur me objektivat dhe natyrën e shërbimeve profesionale përveç rasteve kur këto veprime që kërkohen të kryhen janë të paligjshme ose të papajtueshme me detyrimet kryesore të Punonjësit të Bankës për interesin publik.
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të pranojë ose të vazhdojë të kryejë punën e tij, pa pëlqimin e klientit ose punëdhësit, nëse interesi i klientit dhe interesi personal ose financiar i punëdhënësit janë dukshëm të papajtueshëm.
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të kërkojë klientë ose punonjës të mundshëm nëpërmjet përdorimit të pretendimeve të rreme, në mashtrim, intimidim ose presion.
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të shesë ose të ofrojë shitje shërbimesh duke lënë të kuptohet se në këtë mënyrë do ndikojë në vendime me mjete të papërshtatshme.
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të përdorë pushtetin e asnjë zyre për të kërkuar ose të marrë avantazhe të veçanta që nuk janë as në interes të klientit, as të çështjeve për informimin publik.
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të zbulojë informacione të marra nga marrëdhëniet profesionale të punës, për të cilat klienti ose punëdhënësi ka kërkuar të mbahen të paprekura, pacënuara. Përjashtime lidhur me këtë mund të bëhen vetëm kur (a) kërkohet nga gjykata për shkak të një procesi gjyqësor, ose (b) kërkohet të parandalohet një shkelje e hapur e ligjit, ose (c) kërkohet të parandalohet një dëm thelbësor për publikun. Zbulimi i tyre në përputhje me (b) dhe (c) mund të bëhet vetëm pasi Banka të ketë verifikuar faktet dhe çështjen në fjalë dhe kur është e nevojshme, të ketë shteruar të gjitha rastet për rimarrjen në konsideratë të çështjes gjithashtu ajo duhet të ketë marrë opinione të ndryshme nga profesionistë të kualifikuar të punësuar nga klienti ose pudhënësi.  
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të bëjë kompromise / marrëveshje personale me debitorët e portofolit të Bankës pa dijeni dhe/ose në dëm të Punëdhënësit.
  • Në rast se provohet përgjegjësia e punonjësit lidhur me pikën më lart, që vjen si rezultat i neglizhencës ose veprimeve të qëllimshme, punonjësi duhet të heqë dorë nga çdo padi-kundërpadi kundër vendimit të Bankës për shlyerjen e një detyrimi, një kompensim (detyrim pagese) deri në 100 herë më të lartë se principali i huasë / huasë objekt i neglizhencës së rëndë / veprimeve të qëllimshme, por jo më pak se EUR 10,000 (dhjetë mijë euro).

Përgjegjësitë e Punonjësit të Bankës ndaj Profesionit dhe Kolegëve

  • Punonjësi i Bankës duhet të kontribuojë në zhvillimin e profesionit duke përmirësuar njohuritë dhe teknikat dhe duke rritur informimin e publikut rreth shërbimeve dhe veprimtarive të Bankës.
  • Punonjësi i Bankës duhet të trajtojë në mënyrë të drejtë pikëpamjet profesionale të kolegëve të tij të kualifikuar.
  • Punonjësi i Bankës duhet të mbrojë dhe rrisë integritetin e profesionit dhe duhet të jetë i vetëdijshëm mbi kritikat profesionale.
  • Punonjësi i Bankës duhet të përfaqësojë me saktësi kualifikimet, pikëpamjet dhe gjetjet e tij si dhe ato të kolegëve të tij.
  • Punonjësi i Bankës, përgjegjës për rishikimin e punës e profesionistëve të tjerë, duhet të përmbushë këtë përgjegjësi në mënyrë të drejtë, me kujdes, profesionalizëm dhe paanshmëri.  .
  • Punonjësi i Bankës duhet të ndajë rezultatet e përvojës dhe hulumtimeve që kontibuojnë në organin e planifikimit të njohurive.
  • Punonjësi i Bankës duhet të përpiqet të rrisë mundësitë për femrat dhe anëtarët e minoriteteve të njohura për tu bërë punonjës profesionistë të bankës.

Përgjegjësitë e Punonjësit të Bankës

  • Punonjësi i Bankës duhet të përpiqet të vendosë standarte të larta të integritetit, aftësive dhe njohurive profesionale.
  • Punonjësi i Bankës nuk duhet të kryejë gabime të qëllimshme, të cilat mund të reflektojnë në misionin e Bankës si dhe në rritjen profesionale të punonjësit.
  • Punonjësi i Bankës duhet të respektojë të drejtat e të tjerëve dhe në veçanti, nuk duhet ti diskriminojë të tjerët.
  • Punonjësi i Bankës duhet të përfaqësojë me saktësi kualifikimet profesionale, përvojën dhe arsimin.
  • Punonjësi i Bankës duhet të analizojë në mënyrë kritike dhe sistematike çështjet etike në veprimtarinë e Bankës.
X