Të Ndryshme

Home > Të ndryshme > Sugjerime dhe ankesa

Sugjerime dhe Ankesa

Sugjerime

Nëqoftëse ju keni komente mbi produktet tona ose dëshironi të kontribuoni ide të reja mbi shërbime që mund t’ju përshtaten më mirë, ju nxisim që ti ndani këto me ne. Ne e vlerësojme zërin tuaj.

Ankesa
Në  Bankën  Amerikane te Investimeve jemi të përkushtuar t’ju shërbejmë në mënyrë të përkryer dhe të krijojmë e dorëzojmë tek ju ato produkte që ju dëshironi.

Nëqoftëse ju nuk jeni tërësisht të kënaqur me çfarëdo aspekti të shërbimit tonë, ne duam të dëgjojmë mendimet tuaja sa më shpejt. Në këtë mënyrë ne mund të kryejmë hetimet e duhura dhe të zgjidhim problemet sa më shpejt të jetë e mundur. Atu ku është e mundur, ne do marrim hapat e nevojshme për t’u siguruar që problemi të mos përsëritet.
Opinioni juaj është i rëndësishëm për ne dhe reagimet tuaja bëjnë të mundur që të përmirësojmë produktet si dhe shërbimet që ju ofrojmë.

Faleminderit që zgjodhet Bankën Amerikane te Investimeve për nevojat tuaja bankare.

Ndani shqetësimet tuaja me ne.

Hapi i parë
Mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve tuaja është të kontaktoni drejtorin e degës lokale të Bankës  Amerikane të Investimeve ose drejtorin e departamentit të përshtatshëm. Të jeni të sigurtë që këto organe do bëjnë ç’të të jetë e mundur që t’u japin zgjidhje problemit tuaj. Ju mund të plotësoni formën përkatëse në secilën nga degët tona.
Për të plotësuar Formularin e Ankesave, jeni të lutur të drejtoheni te dokumenti më poshtë.

Hapi i dytë
Në rast se për çfarëdo arsyeje ju nuk jeni të kënaqur, ju mund të na kontaktoni duke shkruar për çdo çështje në adresën tonë të email-it: [email protected]
Një njësi e specializuar në Zyrat Qëndrore të bankës do të ndjekë cdo kerkesë tuajën.

Dokumenta me rendesi:

X