Kushtet e përdorimit

Home > Kushtet e përdorimit > Politikat e privatësisë

Politikat e Privatësisë

Politikat e Privatësisë

Banka respekton dhe mbron privatësinë e të dhënave tuaja personale në përputhje me ligjin nr 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Rregulloren e (BE) 2016 /679 (GDPR).

Kjo politikë shpjegon si mbledhim, përpunojmë, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja.

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioritet për “Bankën Amerikane të Investimeve SHA”, (Banka). Kjo politkë e privatësisë shpjegon sesi kryhet përpunimi i të dhënave si; (mbledhja, ruajtja, transmetimi, kombinimi, përshtatja, seleksionimi, bllokimi, shkatërrimi, fshirja, etj), si dhe të drejtat tuaja sipas ligjit 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i harmonizuar me (GDPR+Direktiva e Policisë).

Informacion mbi përpunimin e të dhënave personale: (neni 5/16  ligji 124/2024)

1. Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale

Banka, mbledh dhe përpunon të dhënat personale të përdoruesve për regjistrimin dhe përdorimin e aplikacionit të saj bankar në përputhje me kuadrin ligjor, ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Përpunim i të dhënave personale, është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si; (mbledhja , regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja, ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi). Këto të dhëna përfshijnë informacione personale si; (emri, mbiemri, numri i pasurisë së paluajtshme, numri i telefonit, adresa/e-mail, protokolli i IP, imazhet, zëri, adresa, data dhe vendi i lindjes, kombësia). Gjithashtu banka përpunon të dhëna për verifikimin e identitetit duke përfshirë ekzemplarin e nënshkrimit të përdoruesit. Përveç kësaj përpunohen edhe të dhënat e dokumentit të identifikimit si; (numri i kartës së identitetit ose pasaportës).

Si i mbledhim të dhënat?

  • Nëpërmjet formularëve në degë apo online;
  • Nga aplikacione të bankingut digjital;
  • Nëpërmjet kontakteve telefonike ose email;
  • Nga palë të treta (autoritetet publike, partner financiarë,) kur ligji e lejon;
  • Nga pajisjet tuaja, në rast përdorimi të ëeb-it apo aplikacioneve tona.

2. Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Të dhënat personale përpunohen për qëllime të regjistrimit dhe ofrimit të shërbimeve Marketing i Drejtpërdrejtë, Digital Banking. Banka do të përdorë këto dhëna vetëm për ofrimin e shërbimeve bankare nëpërmjet aplikacionit të saj.

3. Angazhimi dhe mbrojtja e të dhënave

Banka është e përkushtuar të mbrojë të dhënat personaletë përdoruesve dhe privatësinë e tyre. Për këtë qëllim, zbaton kuadrin ligjor ligjin 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i cili është harmonizuar me (GDPR+Direktiva e Policisë) dhe zbatimin e standarteve të BE-së në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, duke u përshtatur me sfidat e kohës dhe konceptet e reja në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Si kontrollues i të dhënave, banka siguron që të gjithë proceset e përpunimit të të dhënave personale të jenë të ligjshme, të drejta dhe transparente.

4. Informacion mbi përpunimin e të dhënave

Banka përpunon të dhëna personale të përdoruesve në përputhje me ligjin nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe aktet në zbatim të tij, duke respektuar parimet e; (ligjishmërisë, drejtësisë dhe transparencës, përpunimit në përputhje me qëllimin, minimizimit të të dhënave, saktësisë së të dhënave, kufizimit të ruajtjes në kohë, integritetit dhe konfidencialitetit, përgjegjshmërisë). Të dhënat përpunohen për të përmbushur detyrimet kontraktuale, ofrimin e shërbimeve bankare dhe përmbushjen e kërkesave ligjore, si dhe për mbrojtjen e interesave të klientëve dhe institucioneve. Për këtë qëllim banka zbaton masa të forta teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga akseset e paautorizuara, keqpërdorimi, apo humbja e tyre. Banka garanton se përpunimi i të dhënave kryhet vetëm me qëllime të përcaktuara, duke siguruar konfidencialitetit dhe integritetin e informacionit.

Për çfarë i përdorim të dhënat?

  • Për të ofruar dhe administruar shërbime bankare;
  • Për të përmbushur detyrimet ligjore (AML, KYC, raportime);
  • Për komunikime mbi llogaritë dhe produktet tuaja;
  • Për mbrojtje ligjore të interesave tona;
  • Për marketing vetëm në bazë pëlqimi të shprehur.

Kush ka akses në të dhënat tuaja?

Të dhënat tuaja mund të ndahen me:

  • Autoritetet rregullatore dhe ligjzbatuese (Banka e Shqipërisë, DPT etj);
  • Partnerët tanë për përpunim pagesash, mirëmbajtje IT, konsulencë;
  • Agjencitë e informacionit kreditor;
  • Vetëm në raste të justifikuara dhe me masa mbrojtëse adekuate.

Nuk i japim të dhënat tuaja për qëllime tregtare pa pëlqimin tuaj.

Transferimet Ndërkombëtare

  • Në raste të veçanta të dhënat mund të transferohen jashtë Republikës së Shqipërisë, vetëm ku garantohet një nivel i mjaftueshëm mbrojtjeje sipas kushteve të ligjit nr. 124/2024 dhe GDPR-së.
  • Sa kohë i ruajmë të dhënat?

Të dhënat personale ruhen për periudhën minimale të nevojshme për përmbushjen e qëllimeve përkatëse ose për aq kohë sa kërkohet me ligj zakonisht:

  • Minimumi 5 deri në 10 vjet pas përfundimit të marrëdhënies bankare;
  • Më gjatë në rast të ndonjë procesi gjyqësor apo detyrimi ligjor.

5. Përgjegjësitë e përdoruesit

Përdoruesi është përgjegjës për informimin e Bankës mbi çdo ndryshim të të dhënave personale që mund të ndikojnë në përdorimin e aplikacionit. Çdo ndryshim në të dhënat personale duhet të raportohet pranë Bankës me një vizitë në degët e saj.

6. Masat për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave

Banka ndërmerr hapa të rëndësishëm për të garantuar sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve. Përdoren sisteme të mbrojtjes së informacionit për të parandaluar aksesin e paautorizuar, duke siguruar që të dhënat të ruhen të sigurta. Për të mbrojtur informacionin e përdoruesve, banka zbaton kontrolle sigurie të avancuara dhe monitoron vazhdimisht sistemet e saj për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm. Në rast të ndonjë incidenti të sigurisë banka ka procedura të qarta për reagimin dhe adresimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.

7. Kuadri ligjor

Banka zbaton ligjin nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe aktet në zbatim të tij, legjislacion i cili është harmonizuar me (GDPR+Direktiva e Policisë). Përpunimi i të dhënave kryhet në përputhje me parimet ligjishmërisë, drejtësisë dhe transparencës.

8. Përpunimi dhe përdorimi i të dhënave

Të dhënat që banka përpunon lidhen drejtpërdrejt me produktet dhe shërbimet bankare që përdoruesi aplikon ose përdor. Banka ofron produkte dhe shërbime të ndryshme për të përmbushur nevojat financiare të klientëve, duke përdorur teknologji të avancuar për të garantuar sigurinë e të dhënave.

9. Kontrolluesi i të dhënave

Banka Amerikane e Investimeve SHA, me seli pranë Rr. së Kavajës, Ndërtesa 27, Hyrja 1, Njësia Bashkiake Nr. 10, Kodi Postar 1001, Tiranë

Zyra Qëndrore
“Rruga e Kavajës”, Nd.27 H.1,
Njësia Administrative Nr.10 / Kodi Postar 1001,Tiranë
E-mail: [email protected]
Tel: +355 42 258 755

Zyrtari për mbrojtjen e të Dhënave (DPO)

E-mail: [email protected]

10. Të drejtat e përdoruesit

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni akses në të dhënat tuaja;
  • Kërkoni korrigjim, fshirje ose kufizimin e përpunimit të të dhënave;
  • Kundërshtoni përpunimin në raste të caktuara;
  • Tërhiqni pëlqimin (nëse përpunimi bazohet në pëlqim);
  • Kërkoni portabilitetin e të dhënave;
  • Paraqisni ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në www.idp.al

Për ushtrimin e të drejtave tuaja , mund të kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Zyra Qëndrore
“Rruga e Kavajës”, Nd.27 H.1,
Njësia Administrative Nr.10 / Kodi Postar 1001,Tiranë
E-mail: [email protected]
Tel: +355 42 258 755

Ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale të përpunuara nga ne:

  • E drejta për t’u informuar: Për llojet e të dhënave që përpunohen dhe qëllimet e tyre.
  • E drejta e aksesit: Përdoruesi ka të drejtën të kërkojë akses në të dhënat e tij personale të mbajtura nga Banka. Nëse banka përpunon të dhëna personale të përdoruesit, ai mund të kërkojë; (një përshkrim të të dhënave që përpunohen nga Banka, arsyen pse këto të dhëna mbahen, subjektet apo palët me të cilat ndahen këto të dhëna, një kopje të informacionit në një format të kuptueshëm, një konfirmim nëse dhënia e të dhënave është e detyrueshme apo vullnetare).
  • E drejta për korrigjim: Për përmirësimin e të dhënave të pasakta.
  • E drejta për fshirje/për tu harruar: Kur të dhënat nuk janë më të nevojshme ose janë përpunuar në mënyrë të paligjshme.
  • E drejta për kufizimin e përpunimit:  Kur ekzistojnë rrethana të veçanta që justifikojnë një kufizim të përpunimit.
  • E drejta për transportueshmërinë e të dhënave: Për të dhëna në format të strukturuar.
  • E drejta për kundërshtim: Për të kundërshtuar përpunimin ose për të tërhequr pëlqimin.
  • E drejta për vendimarrje të automatizuar: Për të mos qenë subjekt i vendimebve automatike.

Për të paraqitur një kërkesë për akses, përdoruesi mund të kontaktojë Bankën përmes kanaleve të përcaktuara të komunikimit ose duke plotësuar Formularin e Kërkesës.

Nëse keni ndonjë ankesë, përveç kontaktimit të Bankës, mund të drejtoheni edhe te Komisioneri për të Drtejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Deklarata e përdoruesit;

Unë pranoj që të dhënat e mia personale të përpunohen nga Banka në përputhje me  ligjin 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i cili është harmonizuar me (GDPR+Direktiva e Policisë), me qëllim ofrimin e Aplikacionit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Ky përpunim kryhet duke siguruar nivelin më të lartë të sigurisë.

Deklarata e saktësisë;

Unë konfirmoj se informacioni i dhënë është i saktë dhe i vërtetë. Banka ka të drejtë të mbledhë dhe të përpunojë të dhënat e mia vetëm për qëllime të lidhura me Aplikacionin.

Përpunimi i mëtejshëm i të dhënave personale;

Me pëlqimin tim, Banka mund të përdorë të dhënat e mia personale për oferta personale të produkteve dhe shërbimeve të saj, duke më kontaktuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit.

Pëlqimi për transferimin e të dhënave;

Unë autorizoj Bankën që të transferojë të dhënat e mia personale për përpunim të mëtejshëm te palë të treta. Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.

11. Masat e sigurisë

Banka zbaton masa të vazhdueshme teknike dhe organizative për të garantuar një nivel të lartë sigurie në përpunimin e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin ne fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe standardet më të mira të industrisë.

Masa të tilla përfshijnë, ndër të tjera:

  • Enkriptimin e të dhënave gjatë transmetimit dhe, kur është e nevojshme, gjatë ruajtjes;
  • Pseudonimizimin e informacionit për të kufizuar mundësinë e identifikimit të personave;
  • Kontrollet e aksesit, për të siguruar që vetëm personat e autorizuar të kenë qasje në të dhënat;
  • Monitorimin dhe auditimin periodik të sistemeve dhe processeve që përpunojnë të dhëna personale, etj.;

Kjo politikë e privatësisë përshkruan masat gjithëpërfshirëse që duhen ndjekur për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave tuaja gjatë përdorimit të shërbimeve tona. Qëllimi ynë është të ofrojmë një mjedis të sigurt për aktivitet tuaja financiare dhe të mbrojmë të dhënat tuaja personale kundër aksesit përdorimit ose zbulimit të paautorizuar.

Për të garantuar një përdorim të sigurtë të shërbimeve elektronike të bankës, përfshirë Internet Banking dhe Mobile Banking, përdoruesve u rekomandohet të zbatojnë gjithashtu këto praktika sigurie:

  • Të përdorni fjalëkalime komplekse, të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe t’i përditësojnë ato rregullisht;
  • Të ruajnë konfidencialitetin e kredencialeve të hyrjes në aplikacion dhe të shmangin ndarjen e tyre me palë të treta;
  • Të kryejnë akses në platformat dhe shërbimet e bankës vetëm nga pajisje personale dhe të mbrojtura;
  • Të sigurohet që aksesimi në shërbime të bëhet vetëm nëpërmjet faqes zyrtare https://www.abi.al;
  • Të shmangin hapjen e emaileve të dyshimta dhe klikimin e linqeve apo shkarkimin e bashkëngjitjeve të paautorizuara;
  • Të mos përdorni pajisje publike apo shared për kryerjen e transaksioneve bankare;
  • Të dilni gjithmonë nga llogaria pas përfundimit të sesionit dhe siguroni mbylljen e shfletuesit

KUJDES: Mos u mashtroni nga mesazhe të rreme!!!

ABI Bank, nuk ju dërgon kurrë klientëve SMS apo email që përmbajnë lidhje (link) apo bashkëngjitje për:

  • Ndryshimin e fjalëkalimeve apo kredencialeve të aksesit,
  • Ndryshimin e të dhënave të kartave të debitit ose kreditit,
  • Ose për dhënie informacioni shtesë personal apo financiar.

Në rast se dyshoni se të dhënat tuaja personale janë kompromentuar ose në rast incidenti të mundshëm të sigurisë, ju inkurajojmë të na kontaktoni menjëherë nëpërmjet kontakteve të publikuara në faqen zyrtare, përmes një prej degëve tona Linku i Degëve apo nëpërmjet kontaktit E-mail:[email protected]

12. Si të na kontaktoni

Nëse besoni se privatësia juaj është kompromentuar ose keni ndonjë pyetje, ju lutem na kontaktoni përmes kanaleve të mëposhtme:

 https://www.abi.al;

  • Dega: Lista e Degëve;
  • Formulari i Kërkesës: Plotësoni Formularin (dokumentat i gjeni më poshtë)

Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë për çdo çështje që lidhet me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale.

13. Cookies

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Këta skedarë të ndihmojnë në funksionimin me efikasitet të faqes, si dhe na japin informacion mbi mënyrën sesi vizitorët ndërveprojnë me të.

  • Cookies thelbësorë: Sigurojnë funksionalitetin bazë të faqes.
  • Cookies të performancës: Na ndihmojnë të kuptojmë sjelljen e vizitorëvepër të përmirësuar shërbimet tona.
  • Cookies të funksionalitetit: Përdoren për personalizimin e cilësimeve të përdoruesve.
  • Cookies të synimit dhe reklamave: Ofron përmbajtjetë personalizuar dhe relevante.

Ju mund të menaxhoni cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Çaktivizimi i disa prej tyre mund të ndikojë në performancën e faqes. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: Politikat e Cookies.

14. Ndryshime në Politikën e Privatësisë

Banka mund të përditësojë këtë politikë herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe. Ju ftojmë ta kontrolloni periodikisht.

 

Dokumenta me rendesi:

X