Open Banking

Home > Open banking > Informacion i përgjithshëm

Informacion i Përgjithshëm

Çfarë është Open Banking?

Banka Amerikane e Investimeve SH.A. (ne vijim ABI BANK), në përputhje me rregulloret në fuqi, ka zhvilluar platformën e saj të Bankingut të Hapur (Open Banking). Kjo platformë është ndërtuar për të mundësuar ndërveprim të sigurt dhe të standardizuar midis bankës dhe ofruesve të shërbimit të pagesave (në dokument specifikuar me termin në anglisht TPP /Third Party Provider ose Ofrues Palë e Tretë), duke përmbushur nevojat e klientëve dhe kërkesat rregullatore.

Kjo platforme bazohet në:

  • Rregulloren Nr. 29, datë 01.06.2022: “Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”.
  • Ligjin Nr. 55/2020: “Për shërbimet e pagesave”.
  • Kuadrin Rregullator PSD2 të Grupit të Berlinit, i cili siguron një standard ndërkombëtar për API-të dhe ndërveprimin midis bankave dhe TPP-ve.

Open Banking iu mundëson Bankave të shkembejne informacion financiar me ofrues shërbimesh palë e tretë (TPP- third party provider) nëpërmjet ndërfaqeve të një aplikacioni të dedikuar ose API.  Ndërfaqet API lejojnë TPP-të të kenë akses të sigurt në të dhënat financiare si dhe mundësojnë kryerjen e pagesave, me pëlqimin e klientëve. Platforma gjithashtu, në përputhje me rregulloren Nr. 29, ofron autentifikim të thelluar të klientit si përdorues i shërbimit të pagesave, për të siguruar ruajtjen e konfidencialitetit dhe integritetit të të dhënave financiare gjatë ndërveprimit.

X