Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Burime njerëzore

Burime Njerëzore

Në mënyrë të vazhdueshme e konstante, Banka Amerikane e Investimeve ka në fokus të saj punonjësit, ata, të cilët me punën, përkushtimin, eksperiencën dhe njohuritë, ndikojnë drejtpërsëdrejti në suksesin dhe në rezultatet e arritura deri më tani.

Eshtë synim parësor i ABI-t të ketë profesionistët më të mirë në treg, të cilëve iu ofrohen të gjithë instrumentat, hapësirat dhe mjedisi i nevojshëm për të inkurajuar, monitoruar, vlerësuar e shpërblyer profesionalizmin, ekspertizën e spikatur, vlerat e gjithsecilit të demostruara brenda dhe jashtë institucionit.

ABI e konsideron mision zhvillimin e mëtejshëm të këtyre profesionistëve, duke mundësuar trajnime e konsulenca nga trajnues të ndryshëm me eksperienca në institucionet më të mira ndërkombëtare, sepse për të qenë më të mirët duhet të bashkëpunojmë me më të mirët. Kjo është motoja jonë.

Ne respektojmë mendimin ndryshe, debatin e argumentuar, barazinë gjinore, diversitetin kulturor.

Familja ABI po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe e shëndetshme, sepse ABI është ZGJEDHJE, jo zgjidhje.

X