Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank Sponsor i Përgjithshëm i Master Chef Junior

Fëmijë të vegjël – Sfida të mëdha!

Kaluan 12 javë nga gara e shefave të vegjël të kuzhinës në ekranin e RTSH. Fëmijë të talentuar dhe të apasionuar pas gatimit, na kanë dhuruar emocione të bukura në Master Chef-in e parë Shqiptar për fëmijë.

Kuzhina më e famshme e Shqipërisë është totalisht e ndryshuar për finalen e madhe të Master Chef Albania Junior. Ajo ka parë dhe ka përcjellë ethet më të nxehta të garës së chefave të vegjël.

Fituesi i edicionit të parë të MasterChef Albania Junior është Denisa duke marrë kupën e MCH si dhe një udhëtimi familjar në Disneyland.

Ky program u mbështet nga ABI Bank, gjithmonë prezent në programe të tilla që transmetojnë optimizëm dhe frymën e garës.

X