Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

Mbrëmje muzikore me veprat e Tonin Harapit

Universiteti i Arteve, në kuadrin e vlerësimit të figurave të artit dhe kulturës ka organizuar veprimtari përkujtimore në nderim të kompozitorit artist i popullit Tonin Harapi. Pianist, krijues, pedagog, kritik e publicit, Tonin Harapi ushtroi përmbi 40 vjet një veprimtari të gjerë e të shumëanëshme artistike.

Java e aktivteteve në nder të kompozitorit të mirënjohur u cel ne dt. 2 Prill me koncertin e parë me vepra instumentale të zgjedhura nga krijmtaria e tij. Dita e dytë vijoi me inagurimin e Sallës së Lektoriumit me emërtimin “Tonin Harapi” dhe në orën 19:00, në sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve.  Mbrëmja Muzikore me vepra vokale të kompozitorit Tonin Harapi. 5 Prill është mbyllja e aktiviteteve me koncertin simfonik të drejtuar nga dirigjenti amerikan Glen Cortese. Hyrja e lirë!!!

Banka Amerikane e Investimeve është mbështetëse e këtyre aktiviteteve si një partnere e përhershme e veprimtarive kulturore dhe artistike.

 

X