Aktivitete
Home > Aktivitete > Arti dhe kultura
Ermal Meta rikthehet në Tiranë - ABI Bank mbështet
Pas suksesit të një viti më parë në sheshin “Skënderbej”, Ermal Meta u rikthye sërish në Tiranë për një tjetër koncert të paharruar.
Mbrëmjen e 4 Marsit, kantautori shqiptar performoi në Pallatin e Kongreseve për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.
Një supershfaqje nga kantautori shqiptar dhe GnuQuartet u pasua me një “after party” në ambientet e ABI Lounge, ku bashkë me Ermal Metën dhe grupin morën pjesë klientë, bashkëpunëtorë e punonjës të bankës.
Koncerti u bë i mundur falë mbështetjes së Bankës Amerikane të Investimeve.