Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

Dren Abazi dhe Zig Zag Orkestra në Amfiteatrin e Tiranës

27 Shtatori priti kantautorin nga Kosova Dren Abazi dhe Zig Zag Orkestra në Amfiteatrin e Tiranës.

Këngëtari i mirënjohur ngriti skenën e amfiteatrit me këngë të përzgjedhura nga albumi “Mes yjesh” dhe “Afterparty”, duke e konsideruar koncertin si aktivitet kulturor dhe jo vetëm argëtues.

Banka Amerikane e Investimeve është mbështetëse e këtij aktiviteti jo vetëm për të promovuar artistë të rinj të trevave Shqiptare por dhe për ti dhënë jehonë vendeve të cilat janë restauruar rishtazi dhe rrisin cilësinë e jetës së komunitetit si Amfiteatri i Liqenit në Tiranë.

 

X