Aktivitete
Home > Aktivitete > Arti dhe kultura
ABI Bank edhe në Kinematografi
Është prezentuar zyrtarisht në dt. 21 Maj, filmi italian “Rimetti a noi i nostri debiti”, në Kinemanë Millenium. Një dramë italiane që rrëfen historinë e një burri të papunë që lufton të paguajë borxhet e akumuluara ndër vite.
Filmi është bashkëprodhim italo-shqiptar-zviceran-polak. Bashkëprodhuesi italian “Luna srl”, Lotus Production, shqiptares Skan-dal Production etj. Në premierën e filmit në Kinema Millenium, ishin prezent regjisori Antonio Morabito, producenti Paolo Genovese, skenaristi Amadeo Pagani dhe skenografi Marcello Di Carlo. “Rimetti a noi i nostri debiti”, është filmi i parë italian i lancuar në datë 4 Maj 2018 nga gjigandi Netflix dhe sheh si protagonist aktorët Claudio Santamaria, Marco Giallini dhe disa aktorë shqiptar, në një histori të vecantë dhe unike.
ABI Bank është një prej sponsorave për realizimin e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”! Filmin do të shfaqet në kinema dhe shumë shpejt edhe në kanalet e Digitalb dhe RTSH.