Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Politika e shpërblimit
Politika e Shpërblimit
Politika e shpërblimit e Bankës Amerikane të Investimeve SHA është në përputhje me kërkesat rregullatore dhe vendimet e Aksionerit dhe te Keshillit Drejtues.
Qëllimi i kësaj politike është të pajtojë kërkesat e një tregu gjithnjë e më konkurrues me pritshmëritë legjitime të bankës, stafit dhe klientëve, në mënyrë që të lejojë bankën për të shkuar sa më larg të jetë e mundur me aspiratat e saj dhe të vazhdojë të mishërojë vlerat të drejtësisë, humanizmit dhe meritës të cilat kanë ndihmuar për të ndërtuar suksesin dhe reputacionin e saj.
Eshtë në politikat e Bankës Amerikane të Investimeve kompensimi i të gjithë punonjësve në një bazë të drejtë dhe të barabartë për punën që ata kryejnë bazuar në një sistem të përcaktimit të objektivave dhe vlerësimit individual të performancës.
Komponentët e shpërblimit janë:
- Paga bazë – shpërblen stafin për aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të lidhura me pozicionet që atyre u janë besuar. Karakteristikat e një pozicioni janë: roli dhe kontributet, niveli brenda organizatës dhe profili i pritshëm në lidhje me aftësitë dhe eksperiencën.
- Shpërblimi i ndryshueshëm- shpërblen performancën e punonjësit dhe përbën një pjesë integrale të shpërblimit të tij vjetor. Ai është projektuar për të kompensuar punonjësit në përputhje me objektivat e përcaktuara për vitin, performancën e tyre individuale në vitin përkatës dhe performancën e përgjithshme të bankës. Në rast performance të dobët, kjo pjesë mund të mos paguhet.
- Përfitimet - të gjitha përfitimet e tjera në formë jo monetare që i jepen stafit të cilat synojnë rritjen e aftësisë së bankës për mbajtjen e punonjësve.
- Shpërblimi i anëtarëve të pavarur të Këshillit Drejtues dhe të Komitetit të Kontrollit, është i përcaktuar si tarifë fikse vjetore. Për vitet 2020 dhe 2021 ky shpërblim ka qenë në total përkatësisht 50,767 Euro dhe 50,006 Euro.
- Shpërblimi i Drejtorëve Ekzekutiv, përbëhet nga paga dhe bonusi vjetor i cili përcaktohet në bazë të përformancës individuale sipas politikës së shpërblimeve të punonjësve të Bankës. Bonusi vjetor nuk është i garantuar. Përkatësisht për vitet 2020 dhe 2021 shpërblimi i tyre në total ka qenë 666,347 Euro dhe 735,672 Euro.