Visa Electron dhe Gold

Visa Electron

A është kjo kartë e përshtatshme për mua?
Karta e debitit Visa Electron ju jep mundësinë të përdorni fondet e llogarisë tuaj në çdo moment gjatë 24 orëve. Ajo lidhet me një deri nëtre nga llogaritë tuaja në LEK ose EUR. Për blerje brenda Shqipërise si dhe për tërheqje nga ATM të Bankës Amerikane te Investimeve, ju nuk paguani asnjë komision.

Çfarë përfitimesh ka kjo kartë?
Për të marrë kartën ju duhet vetëm të hapni një llogari rrjedhëse ose kursimi dhe të plotësoni formularin mbi kartën e debitit. Ju mund të kryeni transferim fondesh nga një llogari e kartës tek një tjetër. Gjithashtu, karta ju jep mundësinë të kontrolloni lëvizjet e llogarisë tuaj.

Visa Gold 

A është kjo kartë e përshtatshme për mua?
Karta e kreditit Visa Gold jeni ju ata që vendosni nëse do të paguani totalisht gjithë shpenzimet e kryera apo të paguani një pjesë të tyre.

Çfarë përfitimesh ka kjo kartë?
Për të marrë kartën ju duhet vetëm të hapni një llogari, të plotësoni formularin mbi kartën e kreditit dhe vendosni një depozitë si garanci pranë Bankës në bazë të limitit të kërkuar. Ju nuk paguani asnjë komision për blerje brenda Shqipërisë. Kurdo që udhëtoni ju keni sigurim shëndeti si dhe ndaj humbjeje ose vonese bagazhi.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha depozitat e klientëve të Bankës sonë janë të siguruara sipas ligjit nr. 8873 “Për Sigurimin e Depozitave” i datës 29/03/2002 ndryshuar me ligjin nr. 10106, datë 30/03/2009 dhe 78/2012, datë 26.07.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për Sigurimin e Depozitave’”.

Ju duhet vetëm të paraqiteni pranë sporteleve të Bankës Amerikane te Investimeve në çdo Degë të saj në gjithë Shqipërinë.