Publikime

Home > Publikime > Për publikun

Fonde të reja në ABI Invest

Të nderuar Investitorë,

ABI Invest ka kënaqësinë t’ju informojë se nga data 18 Tetor 2021 ka lancuar dy fonde të reja ABI FLEX EURO dhe ABI FLEX USD. Fondet kanë për qëllim rritjen e investimeve në afat të gjatë duke investuar kryesisht në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, si një alternativë e re për investitorin shqiptar, në një mjedis të normave mjaft të ulëta të interesit në monedhë të huaj.

Fondet do të përdorin një sërë instrumentash financiare, të tilla si obligacione, aksione, kuota apo aksione në sipërmarrje të tjera të investimeve kolektive, të pranuara për tregtim në tregje të rregulluara apo Bursa të vendeve të zhvilluara si dhe vendeve në zhvillim, duke ofruar për JU një mundësi më tepër të aksesoni këto tregje nëpërmjet kësaj alternative.

Skuadra profesionale e ABI Invest do të menaxhojë fondet duke adoptuar një strategji investimi me synimin e maksimizimit afatgjatë të kthimit dhe interesin më të mirë të investitorevë në përputhje me prospektin dhe dokumentin kryesor të investitorit, duke patur fleksibilitetin e nevojshëm për tu pozicionuar ndaj cdo sfide apo mundësie që paraqesin tregjet ndërkombëtare.

X