Biznese të Vogla
Home > Biznese të vogla > Kartë debiti
Kartë Debiti - VISA BUSINESS
ZBULO PERFITIMET E KARTES SE DEBITIT PER BIZNES
Karta e Debitit VISA Business është karta e cila ju mundëson të përdorni paratë në llogaritë e biznesit tuaj për të kryer shpenzime dhe tërheqje cash në ATM kurdo dhe kudo që ndodheni.
Avantazhet e VISA BUSINESS CARD
- Me më shumë siguri dhe lehtësi në pagesat tuaja, nuk do të jetë më e nevojshme të lëvizni më shuma të mëdha parash
- Karta mund të lidhet me deri në tre llogari rrjedhëse në Lek ose Euro
- Me llogaritë e biznesit mund të lëshohen maksimumi 15 karta dytësore për përdorim nga personat e autorizuar prej tij.
- Mundësi për të ndryshuar limitet e përdorimit të kartës sipas nevojave tuaja
Përfitimet e VISA Business Card
- Tërheqje parash në ATM e ABI Bank PA KOMISION
- Blerje në POS dhe Online Brenda vendit PA KOMISION
- Rinovim karte PA KOMISION
- 24/7 përdorim në pika blerje, online dhe ATM
- Karta jonë e Visa Debit Business ofron sigurinë maksimale mbështetur nga platforma VISA
Aplikimi i kartës
Nëse keni një llogari rrjedhëse biznesi në ABI Bank, plotësoni formularin e aplikimit pranë degëve tona dhe ju do të njoftoheni me SMS sapo karta juaj të jetë gati në degë.
Ejani pranë Bankës Amerikane të Investimeve dhe bëhuni pjesë e familjes sonë.
Për informacion më të detajuar, ju lutem vizitoni një nga degët tona.