Open Banking
Home > Open banking > Tpp
TPP
TPP (Third party provider – Ofrues i palës së tretë) është nje ofrues i autorizuar i shërbimit të pagesave (PSP).
Në kontekstin e Open Banking, një "Ofrues i Palës së Tretë" është një entitet ose kompani që ofron shërbime financiare të ndryshme për klientët duke përdorur të dhënat financiare të tyre nga bankat ose institucionet e tjera.
TPP merr informacion nga Banka duke përdorur nje protokoll të sigurt të komunikimit sic janë API-s. Autorizimi për aksesin në të dhënat e klientit ndodh përmes një procesi të sigurt të identifikimit dhe autorizimit të klientit.
Tipologjite e TPP-ve:
*PISP – Ofruesi i Shërbimit të Inicimit të Pagesave – platforme qe u mundëson klientëve të bëjnë pagesa online
*AISP – Ofruesi i Shërbimit të Informacionit të Llogarisë – platforme qe u mundëson klienteve të kenë akses në të dhënat dhe transaksionet e tyre financire vetëm ne versionin "Shiko”
*PIISP – Ofruesi i Shërbimit të Lëshimit të Instrumentit të Pagesave – platforme qe u mundeson klienteve verifikimin e fondeve të disponueshme ne llogarite e tyre.