Individë
Home > Individë > Online banking
Online Banking
Platforma “Online Banking”
1. Çfarë është ABI Online Banking?
ABI Online Banking është një platformë elektronike e cila mundëson kryerjen e një sërë veprimesh/ shërbimesh bankare pa qënë prezent në Bankë duke aksesuar një website ose një aplikacion.
2. Cilat janë kanalet e ABI Online Banking?
ABI Online Banking mund të aksesohet nëpërmjet dy mënyrave:
- E-Banking – aksesimi i platformës nëpërmjet web browsers nga PC, Tablet, Mobile
- Mobile Banking - aksesimi i platformës nëpërmjet aplikacionit në aparat telefoni celular ose tablet
3. Çfarë shërbimesh ofrohen?
Me anë të kësaj platforme, në kompjuterin tuaj ose telefonin celular ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme pa qenë nevoja për t’u paraqitur në Bankë:
- Kontroll të gjendjes së të gjitha llogarive rrjedhëse
- Kontroll të vlerës së depozitës me afat
- Kontroll të transaksioneve të kryera
- Urdhër pagesa midis llogarive
- Urdhër pagesa brenda Bankës
- Urdhër pagesa brenda vendit
- Urdhër pagesa jashtë vendit
- Urdhër pagesa në favor të kompanive utilitare dhe telefonisë celulare.
- Urdhër pagesa në favor të Zyrës së Taksave, Dogana.
- Dërgim i mesazheve Bankës për pyetje rreth E-banking/ M-banking dhe marrje të mesazheve nga Banka.
Për më shumë informacion, ju lutem drejtohuni në dokumentacionin e mëposhtëm.
ABI Bank ju kujton të përdorni shërbimin Online Banking për kryerjen e veprimeve bankare. Nëse nuk e keni aktivizuar këtë shërbim, ju mund të aplikoni në degët tona ose mund të plotësoni aplikimin e mëposhtëm.
- Printojeni aplikimin ose dërgojeni me e-mail në adresën e bankierit tuaj personal, ose tek adresa: [email protected]
- Ju bëjmë me dije se aplikimi duhet të firmoset nga Personi i Autorizuar pranë degëve të ABI Bank.
- Për çdo pyetje kontaktoni me bankierin tuaj personal, degën në të cilën operoni, ose na kontaktoni në adresën [email protected]
- Nëse keni aplikuar për E-Banking/ M-Banking ose jeni përdorues të tyre, dhe keni pyetje/ paqartësi/ kërkesa etj. ju lutem të kontaktoni në: Numrin e telefonit +355 44 512 145 ose në adresën e-mail: [email protected]
4. Si të përdorni ABI Online Banking?
Për më shumë informacion ju ndihmojnë Pyetjet e Shpeshta (FAQ) dhe Videot Ndihmëse.
5. Siguria në Online Banking dhe Këshilla Sigurie
Për më shumë informacion mbi sigurinë në Online Banking, ju lutem të drejtoheni më poshtë:
Siguria ne E-Banking/ M-Banking