Kredi për makineri

A është kjo kredi e përshtatshme për mua?
Kredia për investim u ofrohet të gjithë atyre bizneseve që dëshirojnë të blejnë makineri, pajisje zyre dhe automjete për përdorim biznesi.

Cila është shuma e kredisë?
Shuma që ofrojmë me anë të kësaj kredie është deri në 200,000 EUR dhe ekuivalentet në USD ose LEK.

Cili është afati i shlyerjes së kësaj kredie?
Afati i shlyerjes së kredisë është 3-5 vjet.

Cila është pjesëmarrja e bankës në blerje?
Banka Amerikane te Investimeve krediton deri në 70% të vlerës së blerjes por kjo përqindje mund të jetë më e lartë në raste të veçanta.