Shërbimi i kalimit të pagave

A është ky shërbim i përshtatshëm për mua?

Shërbimi i kalimit të pagave u ofrohet atyre individëve që duan të përftojnë nga produktet e Bankës duke kaluar pagën e tyre nëpërmjet Bankës. Llogaritë e punonjësve që marrin pagën pranë Bankës nuk kerkojnë balancë minimale dhe ofrojnë mundësi kontrolli të llogarisë nëpërmjet shërbimit e-banking .

Çfarë përfitimesh ka ky shërbim?

Çdo pagamarrës pajiset me kartën e debitit Visa Electron, e cila ju jep mundësinë të tërhiqni pranë ATM-ve të Bankës Amerikane të Investimeve në çdo ditë gjatë të 24 orëve. Gjithashtu pagesa nëpërmjet Bankës e shërbimeve utilitare si fatura e energjisë elektrike, telefonisë fikse apo celulare, sigurimeve etj. bëhen pa asnjë komision.

Për më shumë informacion, referojuni Kushteve të Punës.