Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI BANK NE “VOSKOPOJA WOLF TRAIL MARATHON”

Tetor 2018 – Voskopojë, Korcë

Përfundon me suksesin e pritshëm edicioni i parë i Maratonës së Vrapimit Malor (trial run) në malet e Voskopojës ditën e Dielë, datë 21 Tetor.

Voskopoja ka pritur në një event dyditor Maratonën e Vrapimit Malor duke sjellë një ndërthurje të natyrës, vrapit dhe turizimit. Punonjësit e ABI Bank kanë shijuar fundjavën me aktivitetet e organizuara si festivali i makaronave dhe prezantimi i kulinarisë së zonës dhe ditën e dielë me pjesëmarrje aktive në garën e vrapimit “Voskopoja Wolf Trail Running”.

Mbështetja e Bankës dhe përqafimi i këtij aktiviteti në mënyrë masive nga stafi i Bankës, shënjoi dhe njëherë fokusin dhe investimin në sport dhe në jetën e shëndetshme që ABI Bank ndjek në politikën e saj të përgjegjësisë sociale.