Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI BANK – BASHKE KUNDER KANCERIT TE GJIRIT

Tetor 2018

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, në të gjithë botën.

Banka Amerikane e Investimeve ka qenë përkrahëse e aktiviteteve të organizuar nga shoqata YWCA of Albania, në kuadër të fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e të vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit.

Këtë vit aktiviteti ndërgjegjësues u zhvillua në qytetin e Korcës në sheshin përpara Katedrales , nën moton “Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon….”.

Një tjetër aktivitetit i organizuar nga ABI Bank ishte me përfaqesues të Shoqatës YWCA të cilë ishin prezent në Degën Qëndrore të bankës, në një forum sensibilizues për stafin për të dhënë mesazhin sensibilizues dhe në nxitjen e kryerjes së ekzaminimeve të ekos së gjirit apo mamografisë, për të gjitha vajzat dhe gratë.