Norma Efektive e Interesit

I nderuar klient

Ky informacion është përpiluar në përputhje me instruksionet që përmban Rregullorja “ MBI TRANSPARENCËN PËR PRODUKTET DHE SHËRBIMET BANKARE E FINANCIARE ” miratuar me vendimin Nr. 59, datë 29.08.2008 dhe Rregullores “PËR KREDINË KONSUMATORE DHE KREDINË HIPOTEKARE PËR INDIVIDËT” miratuar me vendimin Nr. 48, datë 01.07.2015, të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Shënim: Vlerat e përdorura në shembujt e mëposhtëm kanë si qëllim të vetëm informimin e klientit në lidhje me Normën Efektive të Interesit dhe përbërësit e saj.

Përkufizim

Norma Efektive e Interesit (NEI) – është totali i kostos së kredisë ( interesi, komisionet lidhur me marrjen e kësaj kredie ) për klientin e shprehur si përqindje vjetore e vlerës së kredisë së dhënë dhe e llogaritur në bazë të formulës së mëposhtme:

m -tk m’ -tl

Σ Kk (1+i) = Σ Rl (1+i)

k=1 l=1

Kuptimi i shkronjave dhe simboleve:

m – është numri total i kësteve të kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste(cash flow-ve), të paguar nga kredidhënësi.

k – është numri në vazhdimësi për këstet e kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet mekëste (cash flow-t), të paguara nga kredidhënësi (drawn), kështu që 1< k < mdhe/ose 1= k = m.

Kk – është vlera faktike e kredisë (cash flow) së vënë në dispozicion të klientit nëperiudhën k.

tk – është intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës sëvlerës së këstit të parë të kredisë (first cash flow) të vënë në dispozicion të klientit(nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) dhe datës së çdo kësti pasues të kredisë të vënë në dispozicion të klientit, domethënë t1 = 0.

m’ – është numri total i kësteve (cash flow-ve) të paguara nga klienti për shlyerjen e kredisë dhe/ose pagesave të shpenzimeve. l – është numri në vazhdimësi i kësteve të paguara nga klienti (cash flow-ve) për shlyerjen e kredisë (shlyerja ose pagesa e shpenzimeve).

Rl – është vlera e këstit të shlyerjes (cash flow) ose pagesës së shpenzimeve ngaklienti në periudhën l.

tl – intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së vlerës sëkëstit të parë të kredisë të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisëbëhet me këste) ose datës së lëvrimit të kredisë, në rast se lëvrimi i kredisë bëhet iplotë (first cash flow) dhe datës së çdo kësti për shlyerje dhe/ose pagimishpenzimesh vijuese që paguan klienti.

Informacioni i dhënë më poshtë është bazuar në të dhënat të vlefshme sikurse 27.02.2009 dhe mund të ndryshojnë në të ardhmen. Banka rezervon të drejtën për ndryshimin e këtyre të dhënave në cdo kohë, dhe në rast të tillë klientet do të informohen nëpërmjet ekspozimit në ambjentet e bankës.

Të dhënat e mëposhtme janë vetëm indikative dhe mund të ndryshojnë në varësi të klientit respektiv.

Nqs jeni të interesuar për ndonjë shërbim/produkt I cili nuk është I listuar më poshtë, jeni të lutur të drejtoheni tek stafi I degës.

Supozime në përllogaritjen e Normës Efektive të Interesit.

Banka Amerikane e Investimeve në përllogaritjet e NEI të produkteve të saj ka supozuar si më poshtë:

1. Për të gjitha kategoritë e produkteve është supozuar shuma mesatare që lejohet të tërhiqet sipas produktit respektiv

2. Interesi është supozuar max.

3. Afati është supozuar mesatar

4. Sigurimi I jetës është supozuar me përqindjen mesatare të dhënë nga kompanitë e sigurimit

5. Prona është supozuar ambjent banimi në rast kredish për shtëpi dhe me kolateral dhe ambjent biznesi në rast kredish për biznes

6. Në komisione janë përfshirë komisioni I kredisë dhe komisione të tjera administrative sipas produkteve përkatëse.

7. Në asnjë nga kreditë nuk kemi periudhe faljeje.

8. Eshtë supozuar lëvrimi I plotë I kredisë që në momentin e parë

9. Për kredinë overdraft / kredinë limit është supozuar lëvrimi I plotë I fondeve dhe përdorimi I plotë i tyre

Për tabelën e Normave Efektive të Interesit për Individë, kliko ketu.
Për tabelën e Normave Efektive të Interesit për Kompani, kliko ketu.

Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni në:

Tel. 04 22 58 760