Publikime
Home > Publikime > Për publikun
ABI Bank fiton cmimin prestigjoz nga revista International Bankers
Revista prestigjoze International Banker në organizimin e përvitshëm të shpërndarjes së çmimeve në Londër për institucionet financiare banka, ka shpallur fitues Bankën Amerikane të Investimeve në kategorinë “Banka më e mirë në Shqipëri për Inovacionin në Retail” për vitin 2024.
Ky çmim i njohur ndërkombëtarisht vlerëson përpjekjet dhe arritjet e bankave më të mira nga e gjithë bota në fushën e Inovacionit dhe Retail.
Duke komentuar mbi këtë arritje, Znj. Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit të Drejtorëve të ABI Bank, u shpreh: “ABI është pionier në krijimin e tregjeve të reja në Shqipëri dhe ofrimin e shërbimeve të reja për kursimtarët, investitorët dhe huamarrësit, duke i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre. ABI është mirënjohës ndaj International Banker për vlerësimin e suksesit të Bankës në inovacion. Klientët e kanë shpërblyer ABI-n me volume të shtuara biznesi dhe besnikëri ndaj Bankës. Qëllimi i ABI-t është të fitojë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregut përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe shërbimit të shkëlqyer.”
Në pranim të çmimit, Zj. Brunilda Papa, Drejtore e Njësisë Retail në ABI Bank, tha: “Vlerësimi që ABI mori nga International Banker vjen si rezultat i përkushtimit të palodhur dhe inovacionit të ekipit të Retail, të cilët punojnë me pasion për të sjellë zgjidhje financiare të përmirësuara dhe me risi për klientët e Bankës. Qëllimi i ynë është të ofrojmë shërbim të shkëlqyer, me zgjidhje të personalizuara për nevojat financiare nga më komplekset, nëpërmjet një shërbimi të shpejtë dhe një rrjeti degësh moderne në rritje. Të gjitha këto ABI i arrin nëpërmjet kombinimit të kulturës butik, efikasitetit të produkteve e shërbimeve dhe inovacionit e risive teknologjike.”
Në punën e vazhdueshme për të sjellë produkte dhe shërbime inovative në treg, ABI Bank fokusohet shumë tek të kuptuarit e nevojave të klientëve. Banka merr në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme reagimet dhe sugjerimet e klientëve të saj përmes kanaleve të shumta, si sondazhet online, komentet në kohë reale nëpërmjet kodeve QR, intervistave direkte ose me mjete të qëndrueshme komunikimi.
Bankingu Retail në Shqipëri dhe në mbarë botën po kalon një transformim të thellë drejt dixhitalizimit. Në të njëjtën kohë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për analizën e bazuar në të dhëna po luan një rol kryesor në rritjen e shitjeve, lehtësimin e transaksioneve dhe analizave financiare, si dhe rritjen e kënaqësisë së klientit.
ABI Bank është pozicionuar në mënyrë strategjike në treg për të përfituar nga këto tendenca dhe zhvillime përmes investimeve të qëndrueshme në kanalet dixhitale dhe infrastrukturën teknologjike. ABI dallon më së shumti nga bankat e tjera nga fokusi tek klienti dhe modeli unik i bankës butik. Ky model sjell vlerë të shtuar në tregun shqiptar, ku marrëdhëniet personale dhe besimi janë thelbësore.
Në modelin e biznesit, ABI ruan një lidhje të fortë me klientët duke ofruar një gamë të gjerë produktesh kursimi, investimi dhe kreditimi, të personalizuara për të përmbushur nevojat e tyre. Lidhjet e ngushta me komunitetet lokale pasqyrohen gjithashtu në angazhimet e shumta të përgjegjësisë sociale korporative.
Këto arritje forcojnë pozicionin unik të ABI-t në treg, duke e diferencuar nga institucionet më të mëdha dhe tradicionale. Me aktivet e Bankës që kanë kaluar shumën e 1.5 miliardë dollarë, ABI Bank është menaxheri Amerikan më i madh i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët Amerikanë më të rëndësishëm në vend.