Karriera

Punonjësit tanë

Ne në Bankën Amerikane te Investimeve besojmë në faktin që punonjësit tanë janë një avantazh i rëndësishëm konkurues. Ne besojmë që pjesëmarrja aktive e punonjësve tanë është çelësi i arritjeve të synimeve të Bankës. Burimet njerëzore janë katalizatori i ndryshimeve, me besimin, dedikimin, aftësitë dhe dijet dhe me angazhimin e përhershëm që ata kanë. Ne kemi ristrukturuar proçeset tona në lidhje me selektimin, trainimin, zhvillimin, kompensimin dhe vlerësimin e performancës së punonjësve tanë.

Vlerat tona të panegociueshme janë:
Respekti për dinjitetin dhe të drejtat e punonjësve tanë, respekti për ndryshimet, ruajtja e sigurisë në punë, ndërthurja midis jetës profesionale dhe personale, zhvillimi dhe trajnimi i punonjësve dhe të gjitha këto brenda kuadrit të një Grupi të rëndësishëm siç jemi Ne.

Bazuar në traditën dhe trashëgiminë e Bankës sonë, ne punojmë sistematikisht për zhvillimin dinamik dhe të vazhdueshëm të Bankës. Vetëm në sajë të avantazhit që ne kemi për vlerat e Bankës dhe cilësinë e punonjësve tanë, ne arrijmë të formojme një skuadër të fuqishme dhe të sukseshme.