Depozita Switch

Depozita Switch

Përfitoni sa më shumë me Depozitën Switch, depozita më e përshtatshme për nevojat tuaja.

Depozita Switch ka afat 6 dhe 12 mujor, ofrohet për Individë dhe mund të ndryshoni monedhën e depozitës midis 3 monedhave të ofruara në LEK, EUR dhe USD brenda afatit të maturimit.

Interesat e Depozitës Switch publikohen pranë Bankës Amerikane të Investimeve nëpërmjet Buletinit të Normave të Interesit.

Karakteristikat kryesore të depozites janë:

Klienti  mund të këmbejë depozitën nga një monedhë në një tjetër në cdo moment, pa humbur interesat e përllogaritur deri në datën e këmbimit.

Depozita do të këmbehet me kursin e këmbimit në fuqi në datën e këmbimit.

Shuma e principalit të këmbyer dhe interesi i përllogaritur do ridepozitohen për pjesën e mbetur të afatit.

Depozita do të rihapet me normën e interesit në fuqi në datën e këmbimit për afatin e përcaktuar.

Numri i këmbimeve gjatë afatit të depozitës është i palimituar.

Shuma dhe afati i maturimit është fikse sipas marrëveshjes.

Shuma minimale e depozitës është 500’000 Lek/ 5’000 EUR/5’000 USD

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/