Visa Electron dhe Gold

Visa Electron

A është kjo kartë e përshtatshme për mua?
Karta e debitit Visa Electron ju jep mundësinë të përdorni fondet e llogarisë tuaj në çdo moment gjatë 24 orëve. Ajo lidhet me një deri nëtre nga llogaritë tuaja në LEK ose EUR. Për blerje brenda Shqipërisë si dhe për tërheqje nga ATM të Bankës Amerikane të Investimeve, ju nuk paguani asnjë komision.

Çfarë përfitimesh ka kjo kartë?
Për të marrë kartën ju duhet vetëm të hapni një llogari rrjedhëse ose kursimi dhe të plotësoni formularin mbi kartën e debitit. Ju mund të kryeni transferim fondesh nga një llogari e kartës tek një tjetër. Gjithashtu, karta ju jep mundësinë të kontrolloni lëvizjet e llogarisë tuaj.

 

Visa Gold 

A është kjo kartë e përshtatshme për mua?
Karta e kreditit Visa Gold jeni ju ata që vendosni nëse do të paguani totalisht gjithë shpenzimet e kryera apo të paguani një pjesë të tyre.

Çfarë përfitimesh ka kjo kartë?
Për të marrë kartën ju duhet vetëm të hapni një llogari, të plotësoni formularin mbi kartën e kreditit dhe vendosni një depozitë si garanci pranë Bankës në bazë të limitit të kërkuar. Ju nuk paguani asnjë komision për blerje brenda Shqipërisë.