Kredi me kolateral

Pavarësisht nga madhësia e tyre, tashmë të gjitha dëshirat tuaja mund të përmbushen nëpërmjet kredive me kolateral të Bankës Amerikane te Investimeve. Të thjeshta e të shpejta! Çfarëdo që ju dëshironi mund të bëhet realitet thjesht duke aplikuar për kredi me Bankën Amerikane te Investimeve. Të tjerat na i lini neve. Do të kujdesemi për gjithçka!

A është kjo kredi e përshtatshme për mua?

Kredia me kolateral u ofrohet të gjithë individëve per mbulimin e shpenzimeve personale, mobilim shtëpie dhe blerje makine.

Cila është shuma e kredisë?
Shuma që ofrojmë me anë të kësaj kredie është nga 3,000 deri në 20,000 EUR dhe ekuivalentet në USD ose LEK.

Cili është afati i shlyerjes së kësaj kredie?
Afati i shlyerjes së kredisë është deri në 5 vjet.

Cila është pjesëmarrja e bankës në blerje?
Banka Amerikane te Investimeve krediton deri në 70% të vlerës së blerjes por kjo përqindje mund të jetë më e lartë në raste të veçanta.