Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI Bank mbeshtet Konkursin “Videoja me e mire” me rastin e Javes se Parase

12 – 18 MARS 2018 – JAVA E PARASE – Konkursi “Videoja më e mirë”

Me rastin e Javës së Parasë, 12 – 18 Mars 2018, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizoi konkursin “Videoja më e mirë”. Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë, u bë ditën e hënë 12 mars, ora 10:30, në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Banka Amerikane e Investimeve ka mbështetur aktivitetin duke ofruar cmimet për tre vendet e para të fituara nga nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë konkurruar me videot e krijuara prej tyre, duke përcjellë me origjinalitet temën “Paraja: Ҫ’të mbjellësh do të korrësh!”.
Përzgjedhja e videove fituese, u bazua në gjykimin e jurisë së përbërë nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Shoqatës Shqipare të Bankave dhe Bankës Amerikane të Investimeve.
Videot fituese të konkursit u shpallen ato të realizuara nga nxënësit:
Çmimi i parë: Alfredo Shabani, gjimnazi “Eqrem Çabej”
Çmimi i dytë: Alkea Anastasi, gjimnazi “Sami Frashëri”
Çmimi i tretë: Claudia Imami, Liceu Artistik “Jordan Misja”