Individë
Përfitoni sa më shumë me Depozitën me Afat "Switch", depozita më e përshtatshme për nevojat tuaja.
Depozita Switch ju ofron mundësinë e ndryshimit të monedhës së depozitës brenda afatit të maturimit pa humbur interesat e akumuluara. Monedhat e ofruara janë LEK, EUR dhe USD për periudha 6&12 mujore.
Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Depozitës shikoni Buletinin e Normave të Interesit.
Karakteristikat kryesore të depozites janë:
Klienti mund të këmbejë depozitën nga një monedhë në një tjetër në cdo moment, pa humbur interesat e përllogaritur deri në datën e këmbimit.
Depozita do të këmbehet me kursin e këmbimit në fuqi në datën e këmbimit.
Shuma e principalit të këmbyer dhe interesi i përllogaritur do ridepozitohen për pjesën e mbetur të afatit.
Depozita do të rihapet me normën e interesit në fuqi në datën e këmbimit për afatin e përcaktuar.
Numri i këmbimeve gjatë afatit të depozitës është i palimituar.
Shuma dhe afati i maturimit është fikse sipas marrëveshjes.
Shuma minimale e depozitës është 50’000 Lek/ 500 EUR/500 USD
_______________________________________________________________
Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave