Individë

Home > Individë > Paketa e pensionistëve

Paketa e pensionistëve

Nëse kursimet dhe pensioni juaj nuk mjaftojnë për të shijuar ditët e merituara të pensionit, ne kemi menduar një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja.

Paketa për Pensionistët ju vjen në ndihmë për të maksimizuar të ardhurat tuaja.

Paketa për Pensionistë është një paketë e dedikuar për klientët, të cilët tërheqin pensionin e tyre mujor pranë Bankës Amerikane të Investimeve.

Ne ju ofrojmë 4 shërbime të përmbledhura në një paketë, e cila synon të rrisi kursimet tuaja.

Për të përfituar Paketen e re, ju duhet të tërhiqni pensionin tuaj mujor pranë Bankës Amerikane te Investimeve.

Paketa e Pensionistëve përfshin:

  • Llogarinë e kursimit në LEK,nëpërmjet së cilës do të tërhiqni pensionin tuaj mujor.
  • Përfitoni interes cdo muaj për llogarinë e kursimit në LEK.
  • Shuma minimale për hapjen e llogarisë së kursimit është 1’000 LEK.
  • ZERO komision për hapjen e llogarise;
  • ZERO komision për mirëmbajtjen e llogarisë;
  • ZERO komision për mbylljen e llogarisë;
  • Përfitoni një Kartë debiti me komision vjetor ZERO;
  • Llogari kursimi në EURO, me shumë minimale prej 10 Euro për hapjen e llogarisë.
    Përfitoni, pasi kjo është paketa e vetme ne treg, e cila ju ofron hapjen e një Depozite me afat me normë interesi konkurruese.
    Përvec pensionit tuaj mujor, do të tërhiqni interesat e llogarise suaj të kursimit si edhe interesat e depozitës suaj, duke përfituar kështu të ardhura më të mëdha mujore.

Për më shumë informacion, ju mirëpresim në degët e Bankës.

X