Individë

Home > Individë > Kredi

Kredi për Blerje Dyqani dhe Toke

Kredia për blerje dyqani dhe toke është një kredi hipotekare, e ideuar për të gjithë klientët individë të cilët dëshirojnë të blejnë një ambient tregtar apo një tokë, duke përfituar përqindje të lartë kreditimi dhe afat të gjatë me norma konkurruese.

  • Investim në pasuri të paluajtshme
  • Blerje dyqani/njësi tregtare
  • Blerje trualli/toke
  • Qëllime të tjera të lidhura me pasuritë e paluajtshme

Normat e Interesit të Aplikueshme për Kreditë për Investime

Monedha Për klientët me te ardhura mujore fikse nga Paga / Qiraja
LEK Viti i Parë: Bono Thesari 12 Mujore + 2.50% (min 3.50%)
Pas vitit te parë: Bono Thesari 12 Mujore + 3.00% (min 3.50%)
EUR Viti i Parë: Euribor 12 Mujor + 3.50% (min 5.00%)
Pas vitit te parë: Euribor 12 Mujor + 4.00% (min 5.00%)

Norma e interesit përcaktohen sipas qëllimit të financimit dhe profilit të klientit.

Shuma e Financimi

  • Shuma maksimale: deri në 1 Milion Euro (ekuivalent në Lekë).
  • ABI Bank ofron financim deri në 60% të vlerës së blerjes. Në raste të veçanta ky raport mund të jetë edhe më i lartë, në varësi të vlerës së pronës që blihet, vlerës së kolateralit dhe monedha e të ardhurave kundrejt kredisë.

Afati i Kredisë Hipotekore

  • Kredi për Investim: Deri në 20 vite

Komisione dhe tarifa të aplikueshme për kredinë

  • Komision disbursimi
    - 0% për blerje kredie nga banka te tjera
    - 1% e shumës së kredisë
  • Tarifa e vlerësimit të kolateralit, sipas llojit të pronës
  • Kosto noteriale (sipas tarifave të noterëve) dhe kosto bllokimi kolaterali në hipotekë (sipas ZRPP)
  • Sigurimi i detyrueshëm i pronës dhe i jetës, e rinovueshme çdo vit

Kërkesat për kolateral

  • Hipotekë mbi pronën e financuar ose pronë tjetër që banka e pranon si kolateral.
  • Vlerësimi kryhet nga vlerësues të autorizuar nga banka dhe kostot mbulohen nga Klienti.

Dokumentacioni i Kërkuar
Dokumentat që kërkohen për kredimarrësin, bashkëkredimarrësin dhe garantorin financiar.

Dokument Identifikimi

  • Kartë identiteti / Pasaportë
  • Certifikatë familjare

Dokumentacioni mbi të ardhurat

  • Nga punësimi: Vërtetim page vjetore (e-albania) dhe vërtetim kontributesh/lëvizje llogarie (6 muajt e fundit)
  • Nga qiraja: kontrata e qerasë, titull i pronësisë, lëvizje llogarie e kalimit të qerasë të paktën 6 muaj
  • Nga biznesi: të paktën 2 vite aktivitet të licencuar dhe 2 vitet e fundit rezultat financiar pozitiv.

Dokumentacioni mbi Pronën

  • Kontratë Shit-Blerje / Sipërmarrje
  • Dokumentacion i pronës, certifikatë pronësie
  • Dokumentacion i pronës që ofrohet si kolateral (origjina e pronës dhe Kartela e rifreskuar)
  • Në rast ndërtimi/rikonstruksioni, leje ndërtimi dhe/ose preventiv punimesh (nëse aplikohet)

Dokumentacioni që kërkohet është në varësi të tipologjisë së kolateralit.

Shembull Kredi Hipotekore

Elementët Kredi Hipotekore për Investime Blerje Dyqani ose Njësi Tregtare
Për klientët me te ardhura mujore fikse nga Paga / Qiraja
Shuma e financimit 8,000,000 Lekë
Monedha Lekë
Afati 25 vite
Bono Thesari 12 Mujore 2.730%
Norma e Interesit Variabël Viti i Parë: Bono Thesari 12 Mujore + 2.50% (minimumi 3.50%)
Pas vitit të parë: Bono Thesari 12 Mujore + 3.00% (minimumi 3.50%)
Kësti Mujor Vitin e Parë - 47,846 Lekë
Pas vitit të parë - 50,160 Lekë
Norma Efektive e Interesit (NEI) 6.25%
Komision Disbursimi (1.00%) 80,000 Lekë
Shuma totale e Interesit 7,020,107 Lekë
Shuma totale për t’u paguar 15,020,107 Lekë

Kredia në monedhë të ndryshme nga të ardhurat, rrit rrezikut nga luhatjet e kursit të këmbimit.
Interesi i bonove të thesarit (BTH) është subjekt ndryshimi, përcaktohet nga politika monetare e Bankës
së Shqipërisë.

Për të parë Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë. Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Kredisë shikoni Listën e Çmimeve.

Kujdes! Huamarrja kushton para!

__________________________________

*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.

Dokumenta me rendesi:

X