Individë

Home > Individë > Llogari rrjedhëse dhe kursimi

Llogari për pensionistë "Gjenerata e Artë"

GJENERATA E ARTË

Hapni llogarinë tuaj të pensionit në ABI Bank dhe përfitoni 2’500 Lekë bonus në llogari.

Përfitimet që ju ofron ABI Bank:

  • Bonus 2’500 Lekë në llogari pas kreditimit të pensionit të parë. 
  • Llogari rrjedhëse pa komision mirëmbajtje.
  • Kartë debiti falas që mund ta përdorni 24/7 në çdo bankomat ABI.
  • Me aplikacionin e online banking mund të kaloni lehtësisht shuma nga llogaria juaj e pensionit në llogari të tjera.
  • Ju mund të përfitoni produkte depozitash për kursimet tuaja me kushte preferenciale.

*Oferta e bonusit është e limituar në kohë deri në 31 dhjetor 2025 dhe mund të përfitohet vetë një herë.

Arsyet përse duhet të zgjidhni ABI Bank:

  • Shërbim cilësor, i shpejt dhe i personalizuar për çdo klient.
  • Rrjet i gjerë i degëve të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.
  • Staf i përkushtuar dhe i kualifikuar që ju ndihmon në çdo hap.

Si të transferoni pensionin tuaj në ABI Bank.

Hapi 1: Hapni një llogari pensioni në ABI Bank

Ju mund të hapni llogarinë tuaj të pensionit në çdo degë të ABI Bank.
Pas hapjes së llogarisë stafi i degës do ju pajisë me numrin tuaj unik të llogarisë (IBAN), i cili do ju nevojitet në vijim për transferimin e pensionit.

Hapi 2: Kryeni kërkesën për trasferim duke aplikuar në portalin e-Albania.

  • Aksesoni llogarinë tuaj në e-Albania duke përdorur kredencialet tuaja.
  • Duhet të zgjidhni shërbimin: “Kërkesë për transferim të dosjes përfitimi (pensioni)” dhe të klikoni “Aplikim i ri”.
  • Nga të gjitha opsionet e dhëna zgjidhni “Pension pleqërie”.
  • Më pas plotësoni me kujdes fushat e mëposhtme:
  • Jurisdiksioni DRSSH (drejtoria sipas vendbanimit tuaj)
  • Qendra Pagese – Zgjidhni "Bankë"
  • Nga lista e bankave që shfaqen, zgjidhni ABI Bank
  • Vendosni IBAN-in tuaj nga llogaria e ABI Bank
  • Ruani dhe konfirmoni aplikimin.
  • Pensioni juaj do të fillojë të transferohet automatikisht në llogarinë tuaj në ABI nga muaji pasardhës i aplikimit.
X