Individë

Home > Individë > Llogari rrjedhëse dhe kursimi

Llogari Pagese me Shërbime Bazike

Llogari pagese me shërbime bazike

Cfarë është llogaria me shërbime bazike dhe kush e përfiton?

Bazuar në ligjin 100, dt. 14.12.2023 “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, Banka Amerikane e Investimeve do të ofrojë llogarinë e pagesvs me shërbime bazike.

Kjo llogari do t’u ofrohet të gjithë konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë
Llogaria e pagesës me shërbime bazike ofrohet vetëm në monedhën LEK.
Klienti nuk duhet të kete asnjë llogari tjetër pagese me shërbime bazike në bankat tjera.
Për të gjithë konsumatorët të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, siç përcaktohen në ligjin 100/2023, dt. 14.12.2023, kjo llogari do të ofrohet me komision zero.

Shërbimet e lidhura me llogarinë bazike

Llogaria e pagesës me shërbime bazike ju mundëson kryerjen e të gjitha transaksioneve bankare si dhe qasje në paratë tuaja.

Shërbimet që mund të kryhen në këtë llogari janë si më poshtë:

  • Shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për çeljen, funksionimin dhe mbylljen e një llogarie pagese
  • Shërbime që mundësojnë depozitimin e fondeve në këtë llogari
  • Shërbime që mundësojnë tërheqjen e fondeve nga një llogari pagesash brenda Shqiperisë në sportelet e bankës ose në ATM, gjatë ose jashtë orarit zyrtar të bankës
  • Ekzekutimin e transaksioneve të mëposhtme të pagesave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë:
  • Debitimet direkte
  • Transaksionet e pagesave përmes një karte (përjashtuar transaksionet e pagesave me karta krediti), përfshirë pagesat online
  • Transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave online.

Llogaria e pagesës me shërbime bazike nuk lejon:

  • Të ketë në asnjë moment tepricë debitore
  • Te ofrohen produkte kredie të lidhura me këtë llogari (karta kreditit, paradhenie, kredi me keste etj.)
  • Tejkalimin e tepricës kreditore
  • Ekzekutimin e transkasioneve të pagesave nëse në këtë llogari nuk ka tepricë kreditore të mjaftueshme për të ekzekutuar transaksionin dhe/ ose aplikimin e tarifës.

Si mund të hapni një llogari të Pagesës me Shërbimet Bazike?

Për të çelur një llogari pagese me shërbime bazike, ju duhet të paraqiteni pranë çdo dege të ABI Bank me një dokument identifikimi të vlefshëm.

Për të gjithë konsumatorët pjesëmarrës të programeve dhe politikave për skemat e ndihmës sociale dhe ekonomike, duhet të paraqitet dhe dokumenti specifik që i jep statusin e përfituesit të ndihmës sociale apo ekonomike.

Për më shumë informacion mbi llogaritë rrjedhëse, lexoni Kushtet e Punës.

__________________________

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

X