Individë

Home > Individë > Llogari rrjedhëse dhe kursimi

Llogari Kursimi

1. Llogari kursimi Standarde

Llogari kursimi Standarde ofrohet në monedhat LEK, EUR dhe USD.

Hapja e llogarisë është pa komision dhe nuk aplikohen komisione për mirëmbajtjen.

Depozitimet janë të palimituara dhe me 0 komision në cdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve.

Përllogaritja e interesit kreditor: interesi përllogaritet mbi balancën ditore të llogarisë në fund të cdo dite.

Interesi kreditohet në llogari 2 herë në vit dhe për këtë llogari nuk aplikohet interes debitor.

2. Llogari kursimi me likujdim periodik të Interesit

Ju përfitoni interes mbi kursimet ndërkohë që mund të kryeni depozitime dhe tërheqje të palimituara duke respektuar balancën minimale të llogarisë. Zero komision për hapjen e llogarisë.

Interesi llogaritet mbi gjendjen në fund të ditës dhe kreditohet në llogari në bazë mujore ose 6-mujore (janar dhe korrik).

Monedhat për hapjen e llogarisë janë LEK, EUR dhe USD.

Me hapjen e llogarisë, ju mund të pajiseni me kartë debiti Visa Electron dhe kartë krediti Visa Gold. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane të Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërise nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision.

3. Llogaria e kursimit për Fëmijë

Llogaria e kursimit për fëmijë është një depozitë kursimi për fëmijët nën moshën 18 vjec. Kjo depozitë ofron mundësinë e depozitimit të parave pa kufizime dhe tërheqje deri në 30% të shumës nga përfaqësuesit ligjor. Llogaria e kursimit administrohet nga përfaqësuesit ligjor dhe fëmija ka të drejtë të veprojë mbi depozitën mbi moshën 18 vjec. Mosha maksimale e fëmijës në momentin e hapjes së depozitës është 14 vjec.

Monedha: LEK, EUR dhe USD.

Hapja e llogarisë është pa komision dhe nuk aplikohen komisione për mirëmbajtjen.

Shuma minimale për të përfituar interes/Balanca minimale: 5'000 Lek, 50 Eur, 50 USD.

Depozitimet janë të palimituara dhe me 0 komision në cdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve.

Tërheqja cash deri në 30% dhe me komision 0 në cdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve.

Përllogaritja e interesit kreditor: interesi përllogaritet mbi balancën ditore të llogarisë në fund të cdo dite.

Interesi kreditohet në llogari 2 herë në vit dhe për këtë llogari nuk aplikohet interes debitor.

Për më shumë informacion mbi llogaritë e kursimit, lexoni Buletinin e Depozitave.

______________________________

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

X