Individë

Home > Individë > Kredi

Paradhënia Bankare - Overdraft

Nëse të ardhurat që keni nuk i plotësojnë nevojat tuaja financiare të momentit, overdrafti do t'iu ndihmojë t'i paguani ato.

Cfarë është Overdrafti?

Overdrafti është një paradhënie bankare nëpërmjet së cilës klientëve pagamarrës pranë Bankës Amerikane të Investimeve, u ofrohet mundësia e tërheqjes nga llogaria e tyre personale më shumë para sesa u ndodhen aktualisht në balancë.

Avantazhet

  • Kohëzgjatja e Overdraftit deri në 10 vjet. Po po... 10 vjet!
  • Përfitoni deri në tre paga neto, në monedhat LEK, Euro dhe Dollar.
  • Limiti i Overdraftit deri në 500'000 Lek/5'000 Eur/Dollar
  • Procedura të shpejta aprovimi
  • Fleksibilitet në kohën dhe kryerjen e pagesave, sipas preferencave të klientëve.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Dokument identifikimi
  • Ekstrakt i llogarisë së pagës

Për të parë Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë. Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Kredisë shikoni Listën e Cmimeve.

_____________________________

*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.

Dokumenta me rendesi:

X