Biznese të Mesme dhe Mëdha
Home > Biznese të mesme dhe mëdha > Kredi
Hua Afatmesme për Kapital Qarkullues
Kjo formë financimi ka të njejtat karakteristika me Huanë Afatshkurtër (Overdraft) me ndryshimin që afati i maturimit shkon deri në 3 vite.
Financimi përdoret nga kompania për të mbuluar detyrimet afatshkurtra të saj, si psh: pagesat ndaj furnitorëve dhe pagesat për inventar.
- Financimi mund të bëhet në monedhat LEK, EUR, USD.
- Afati i maturimit shkon deri në 3 vite.
- Mënyra e ri-pagimit të kësaj huaje është njësoj si huaja afatgjatë, pra interesi dhe principali paguhen çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të huasë.
Për informacion më të detajuar, jeni të lutur të drejtoheni pranë Divizionit të Kredidhënies në Bankën Amerikane të Investimeve.
Stafi ynë i specializuar do të jete në dispozicionin tuaj.
______________________
*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.