Biznese të Mesme dhe Mëdha
Home > Biznese të mesme dhe mëdha > Online banking
Online Banking
Platforma “Online Banking”
Duke filluar nga dt. 15.11.2023, veprimet nëpërmjet platformës digjitale Online Banking do të kryhen në kohë reale, 24/7. Të gjitha veprimet e urdhëruara nga ju edhe pas përfundimit të orarit zyrtar të punës së Bankës, do të procesohen në kohë reale dhe do të ruajnë datëvalutat sipas përcaktimeve në kushtet e punës.
1. Çfarë është ABI Online Banking?
ABI Online Banking është një platformë elektronike e cila mundëson kryerjen e një sërë veprimesh/ shërbimesh bankare pa qënë të pranishëm në Bankë duke përdorur një website ose një aplikacion.
2. Cilat janë kanalet e ABI Online Banking?
ABI Online Banking mund të përdoret nëpërmjet dy mënyrave:
- E-Banking – aksesimi i platformës nëpërmjet web browsers nga PC, Tablet, Mobile
- Mobile Banking - aksesimi i platformës nëpërmjet aplikacionit në aparat telefoni celular ose tablet
3. Çfarë shërbimesh ofrohen?
Me anë të kësaj platforme, në kompjuterin tuaj ose telefonin celular ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme pa qenë nevoja për t’u paraqitur në Bankë:
- Kontroll të gjendjes së llogarive, depozitave me afat, kredive dhe kartave të kreditit
- Kontroll të transaksioneve të kryera
- Urdhër pagesa brenda Bankës
- Urdhër pagesa brenda dhe jashtë vendit me mundësinë për shtim dokumentacioni justifikues për pagesat ndërkombëtare
- Urdhër pagesa në favor të kompanive utilitare dhe telefonisë celulare
- Urdhër pagesa në favor të Zyrës së Taksave, Dogana, etj
- Autorizim me shumë përdorues: përdoruesi i dytë autorizon nga aplikacioni mobile transferta të regjistruara në web nga një përdorues tjetër
- Komunikim interaktiv brenda platformës
- Historik transaksionesh për një periudhë deri 1 vjeçare duke filluar nga momenti i aktivizimit të shërbimit.
4. Si të përdorni ABI Online Banking?
Për më shumë informacion ju ndihmojnë Pyetjet e Shpeshta (FAQ) dhe Videot Ndihmëse.
5. Siguria në Online Banking dhe Këshilla Sigurie
Për më shumë informacion mbi sigurinë në Online Banking, ju lutem të drejtoheni më poshtë:
Siguria ne E-Banking/ M-Banking
Për më shumë informacion, ju lutem drejtohuni në dokumentacionin e mëposhtëm.
ABI Bank ju kujton të përdorni shërbimin Online Banking për kryerjen e veprimeve bankare. Nëse nuk e keni aktivizuar këtë shërbim, ju ftojmë të aplikoni në degët tona.
- Për çdo pyetje kontaktoni me bankierin tuaj personal, degën në të cilën operoni, ose na kontaktoni në adresën [email protected]
- Nëse keni aplikuar për E-Banking/ M-Banking ose jeni përdorues të tyre, dhe keni pyetje/ paqartësi/ kërkesa etj. ju lutem të kontaktoni në: Numrin e telefonit +355 44 512 145 ose në adresën e-mail: [email protected]