Biznese të Mesme dhe Mëdha
Home > Biznese të mesme dhe mëdha > Depozita
Depozita me Interesa Periodik
Ka të njëjtat karakteristika me Depozitën me Afat me ndryshimin që sipas zgjedhjes tuaj interesin e depozitës mund ta përfitosh për një afat më të shkurtër, çdo muaj ose çdo tre muaj.
- Depozita 12 mujore me përfitim interesi çdo muaj
- Depozita 12 mujore me përfitim interesi çdo tre muaj
- Depozita me interesa periodik mund të hapet në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan.
- Shuma minimale për secilën monedhë është LEK 50,000, EUR 500 dhe USD 500.
Për të gjitha këto depozita në rast mbyllje para kohe ju humbisni interesin e gjeneruar prej tyre.
Në rastin që ju duhet të mbyllni depozitën për arsye likuiditeti, ne ju sugjerojmë të merrni një financim me afat duke vendosur kolateral vet fondet e depozitës. Normat e interesit të aplikuara janë shumë konkurruese.
Për buletinin e normave të depozitave referojuni Buletinit të Normave të Interesit.
_______________________
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.