Biznese të Vogla

Home > Biznese të vogla > Depozita

Depozita me Afat

Depozita me afat u ofrohet të gjithë atyre klientëve që dëshirojnë të përftojnë nga interesat e larta të Bankës Amerikane te Investimeve duke depozituar një shumë të caktuar parash (principali) që qëndron e paprekur nga klienti për një periudhë dhe normë interesi të paracaktuar.

  • Depozita me afat në ABI Bank ofrohet për 1, 3, 6, 9 muaj si dhe 1, 2, 3 vite.
  • Depozita me afat mund të hapet në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan.
  • Shuma minimale për secilën monedhë është Lek 50,000, EUR 500 dhe USD 500.
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës.
  • Depozita me afat ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në llogarinë tuaj.

Për buletinin e normave të depozitave referojuni Kushteve te Punës.

_____________________________

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

X