Biznese të Vogla
Home > Biznese të vogla > Shërbimi i pagave
Shërbimi i kalimit të Pagave
A është ky shërbim i përshtatshëm për mua?
Shërbimi i kalimit të pagave u ofrohet atyre bizneseve që duan të përftojnë nga produktet e Bankës duke kaluar pagën e punonjësve të tyre nëpërmjet Bankës. Llogaritë e punonjësve që marrin pagën pranë Bankës nuk kerkojne balancë minimale dhe ofrojnë mundësi kontrolli të llogarisë.
Çfarë përfitimesh ka ky shërbim?
Çdo punonjës i juaji pajiset me kartën e debitit Visa Electron, e cila ju jep mundësinë të tërheqin pranë ATM-ve të Bankes Amerikane e Investimeve në çdo ditë gjatë të 24 orëve. Gjithashtu pagesa nëpërmjet Bankës e shërbimeve utilitare si fatura e energjisë elektrike, telefonisë fikse apo celulare, sigurimeve etj. bëhen pa asnjë komision.
Banka ofron për të gjithë klientët pagamarrës pranë saj, njoftimin me SMS për kreditimin e pagës së tyre.
Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni me një nga degët tona.