Biznese të Vogla
Home > Biznese të vogla > Depozita
Depozita të Tjera
Ka të njëjtat karakteristika me Depozitën me Afat me ndryshimin që sipas zgjedhjes tuaj interesin e depozitës mund ta përfitosh për një afat më të shkurtër, cdo muaj ose cdo tre muaj.
- Depozita 12 mujore me përfitim interesi cdo muaj
- Depozita 12 mujore me përfitim interesi cdo tre muaj
- Depozita me interesa periodik mund të hapet në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan.
- Shuma minimale për secilën monedhë është Lek 50,000, EUR 500 dhe USD 500.
Për të gjitha këto depozita në rast mbyllje para kohe ju humbisni interesin e gjeneruar prej tyre.
Në rastin që ju duhet të mbyllni depozitën për arsye likuiditeti, ne ju sugjerojmë të merrni një financim me afat duke vendosur kolateral vet fondet e depozitës. Normat e interesit të aplikuara janë shumë konkurruese.
Interesat e Depozitave publikohen pranë Bankës Amerikane të Investimeve nëpërmjet Buletinit të Normave të Interesit.
_______________________
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.