Individë

Home > Individë > Kredi

Overdraft me Peng Depozitën

Overdrafti/Paradhënia bankare me peng depozitën është një kredi e shpejtë, e ideuar për të përmbushur nevojat tuaja afatshkurtra.

Nëpërmjet kësaj kredie, ju mund të tërhiqni para kohe një pjesë të fondeve të depozitës me afat që keni në emrin tuaj dhe mund të ripaguani principalin në ditën e maturimit të depozitës me afat.

Avantazhet:

  • Nuk kërkohet garantor.
  • Vijoni të përfitoni interesat nga depozita juaj.
  • 0% komision për shlyerje para afatit.

Karakteristikat e paradhënies bankare me peng depozitën:

  • Shuma e kredisë:

Shuma minimale: 100’000 Lek /1000 Euro/ 1000 Dollarë
Shuma maksimale: deri në 90% të shumës së depozitës

  • Paradhënia bankare me peng depozitën ofrohet në monedhat Lek, Euro dhe Dollar.
  • Kredia dhe depozita do të jenë në monedhë të njëjtë.

Afati i shlyerjes së kredisë është deri në maturimin e depozitës me afat.
Kjo është një kredi e dedikuar për të gjithë klientët individë, të cilët kanë një depozitë pranë Bankës Amerikane të Investimeve

Dokumentacioni:

  •  Dokument identifikimi
  •  Kopje e kontratës së depozitës me afat.

Për të parë Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë. Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Kredisë shikoni Listën e Cmimeve.

___________________________

*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.

Dokumenta me rendesi:

X