Individë
Home > Individë > Kartë debiti dhe krediti
Kartë Debiti
Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se nisur nga dt. 1 dhjetor 2022, ABI Bank do të rrisë limitin ditor të kryerjes së transaksioneve online me kartë debiti, deri në shumën 250’000 LEK/ 2’000 EUR.
________________
Visa Classic ju jep mundësinë të përdorni fondet e llogarisë tuaj në çdo moment që keni nevojë, gjatë 24 orëve. Karta mund te lidhet me deri 3 nga llogaritë tuaja në LEK ose në EURO.
- Komision 0 për çdo blerje në terminalet POS (pikë shitje) si supermarkete, dyqane, restorante, agjenci udhëtimi etj, brenda Shqipërisë.
- Komision 0 për tërheqjet cash në bankomatet e Bankës Amerikane të Investimeve.
- Çdo transaksion pasqyrohet menjëherë në llogari duke ju dhënë mundësinë të verifikoni gjithçka.
- Ofrojmë siguri maksimale dhe komoditet të lartë për blerje nëpërmjet teknologjisë Contacless (blerje pa prekje & PIN)
- Ofrojmë siguri maksimale për blerje në Internet nëpërmjet teknologjisë Visa Secure (3D Secure) pa asnjë kosto shtesë.
- Ndryshim PIN-i në çdo ATM të bankës.
- Transferim fondesh nga një llogari e kartës te një tjetër.
- Printim në çdo kohë i balancës nga çdo ATM.
- Transaksionet janë 100% të autorizuara.
- Secili prej jush mund të përfitojë një kartë Visa.
Kushtet për të përfituar një Visa Classic:
- Të hapni një llogari rrjedhëse ose kursimi.
- Të plotësoni një formular aplikimi VISA Classic.
Për një përdorim të sigurtë të kartës tuaj, ju ftojmë të lexoni rregullat më poshtë
Tel: +355 44 512 145
Email: [email protected]