Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Specialist i Departamentit te Kujdestarise dhe Back Office
Pozicioni: Specialist i Departamentit te Kujdestarise dhe Back Office
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve 20 qershor 2024
Ne kërkojmë te rekrutojmë: Punonjës me përvoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Specialist i Departamentit te Kujdestarise dhe Back Office.
Raporton drejtpërdrejtë te: Drejtuesi i Departamentit
Objektivi:
- Rikonsilimi i pozicionit te hapur valutor te raportuar nga Departamenti i Thesarit.
- Kontroll i te gjithe transsaksioneve te kembimeve valutore te performuara nga deget.
- Ekzekutimi ne SWIFT i te gjitha transaksioneve te Departamentit te Thesarit (FX, MM, CA etj).
- Permbushja e te gjithe detyrave si me poshte dhe atyre te kerkuara nga Drejtori I Departamentit.
Pergjegjesite kryesore:
- Rregjistrimi ne sistem i te gjithe transaksioneve te kryera nga Departamenti i Thesarit, si MM, FX, Cash etj.
- Rregjistrimi i transaksioneve me tituj (Tbills & Bonds) te realizuara ne tregun primar dhe sekondar per Banken dhe Klientet.
- Rregjistrimi ne sistem i te gjithe transaksioneve te Depozitarit.
- Rregjistrimi ne sistem i te gjithe urdher pagesave te urdherurara nga Fondi i Investimit dhe Pensionit drejt klienteve.
- Rregjistrimi ne AFISAR i te gjithe transaksioneve me tituj.
- Rregjistrimi ne sistem i diferencave te cash-it te depozituar ne Banken e Shqiperise.
- Kontrolli dhe rregjistrimi ne sistem i diferencave te ardhura nga FX te cilat jane te ndryshme nga kursi i publikuar ne buletin.
- Rregjistrimi i transaksioneve operacionale te cash-it blerje/shitje ne GL perkates.
- Regjistrimi i transaksioneve te papostuara me kartë.
- Kontrolli i transaksioneve te kryera nga degët (transaksionet në valutë dhe depozitat me afat), me kurs preferencial dhe me buletin.
- Përgatit në baza ditore raportin e konsoliduar (për Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë, Departamentin e Pagesave dhe Bankës Korrespondente) të Bankës për shërbimet e agjentëve për mbledhjen e taksave dhe detyrimeve doganore.
- Rikonsilimi i mesazheve SWIFT mbi transaksionet e ekzekutuara.
- Rikonsilimi i portofolit te titujve të Bankës ne AFISAR, me regjistrin e titujve të mbajtur nga CBO.
- Rikonsilimi i portofolit te titujve me Trial Balance.
- Kontrolli i tiketave te Departamentit te Thesarit per investimet e kryera nga ata.
- Kontrolli dhe rakordimi ne fund te dites i pozicionit te hapur valutor me Departamentin e Thesarit.
- Kontroll mbi depozitat me afat dhe transaksionet në valutë.
- Regjistrimi ne database te te gjitha deal-s te kryere nga Thesarit: FX, MM, Cash etj.
- Arkivimi i dokumentacionit fizik të Departamentit.
- Komunikimi me Departamentin e Thesarit, Sektorin Bankar Korrespondent të Pagesave dhe Degëve për çështje të ndryshme.
- Çdo detyrë dhe/ose përgjegjësi tjetër e caktuar nga drejtuesi i Departamentit.
Kriteret e Pozicionit:
- Diplome Universitare ne Ekonomik ose fusha te ngjashme;
- Njohuri te mira te gjuhes Angleze (te shkruar dhe te folur);
- Minimumi 3 vite eksperience ne Sektorin Bankar;
- Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup;
- Aftesi te mira analitike dhe organizuese;
- Aftesi per te punuar ne limite kohore.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.