Aktivitete
Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës
Stafi i bankës i bashkohet nismës vullnetare të “Dhurimit të Gjakut”
Në datën 13 Nëntor, Banka Amerikane e Investimeve, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, ndërmori nismën vullnetare të “Dhurimit të Gjakut”, në mbështetje të fëmijëve që vuajnë nga Talasemia. Këtë vit për shkak të situatës së pandemisë, rezervat e gjakut pësuan një rënie të ndjeshme. Stafi i bankës me shumë përgjegjshmëri, nisur nga nevoja dhe misioni human, mbështeti këtë kauzë jetike, duke dhënë një kontribut në përmirësimin e këtyre rezervave.